Lid Delia, ishte i ftuar sot në “Fan Club” si ish-banor i “Big Brother Vip” ku foli për eksperiencën e tij në këtë format dhe raportin e tij me Heidin e banorët e tjerë.
Ai u shpreh se, për shkak të vëmendjes së Heidit, nuk i është dhënë shumë hapësirë për të luajtur duke qenë se ishte banor i ri, ndërsa sa i takon misionit (vëllai i Heidit), Lidi u shpreh se ai ka dhënë më shumë energji për ta bërë të besueshme tek banorët, por meritat i ka marrë Heidi! (lexo këtu)
Pjesë nga intervista:
Enxhi: Ndërkohë më Heidin je shprehur që, nuk mund të bie që me nominimin e parë. D.m.th. je mërzitur që ke dalë, të ka prekur sado pak egon dhe çfarë mendon se nuk shkoi mirë në qëndrimin tënd në shtëpi?
Lidi: Në fakt duke nisur që nga java e parë, nga misioni mendoj që unë kam dhënë 80 % të energjive i kam dhënë unë 20 % i ka dhënë Heidi. Heidi në mision thjeshtë qeshte dhe largoheshe. Unë i kam mbajtur gjithë banorët mbi supe.
Ronaldo: Pse nuk ja the në sy Heidit? Ti u fute në një moment të lojës, që Egla po bënte namin jashtë dhe pranove të ishe pro Eglës gjithmonë, pranove të ishe pro Romeos dhe nuk e kuptoj pse nuk ja the në sy?
Lidi: Heidi nuk do të vendoste se çfarë do të diskutohej në Prime. Kur në Prime u diskutua historia, e gjithë merita kaloi tek Heidi dhe mua më është bërë një pyetje shumë e vogël . Pastaj, historia u zhvillua me Heidin, mbaroi me Heidin dhe u mbyll. Heidi ishte një person që, pjesë e ftohtësisë, logjikës, më pëlqente dhe e vazhduam raportin. Pastaj në Prime e dytë unë isha i ri dhe nuk kisha shumë hapësirë për të folur për të mos dhënë informacion nga jashtë.
Përballja mes Tenerife dhe Las Palmas, është konsideruar tradicionalisht si derbi i madh i Ishujve Kanarie, dhe pas rënies së…
Ditën e e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Dibër, ku 50-vjeçarja Nexhmije Sula, e cila është drejtoreshë…
Nga; Ekrem Spahiu Roli i Abaz Kupit në Konferencën e Mukjes (me rastin e 82 vjetorit) Marrëveshja e Mukjes, është…
Milani është në kërkim të një sulmuesi dhe ndërsa pret zhvillime të reja në frontin “Vlahoviç”, Igli Tare nuk ka…
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin italian të Gubbios Itali, ku një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga…
Të paktën 84% e personave që plotësuan një sondazh të “Monitor, thanë se do të pushojnë apo kishin pushuar këtë…