Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme në “Big Brother”, publiku vendosi që banori më i pëlqyer i momentit të jetë Mateo, i cili u rendit i pari në votim dhe u shpall fituesi i avantazhit të rëndësishëm të javës.
Mateo fitoi të drejtën për të nisur zinxhirin e parë të shpëtimit në këtë edicion, duke vendosur se cili prej banorëve do të ishte i sigurt nga nominimi.
Vendimi i tij i parë ishte të shpëtonte Brikenën, duke e larguar menjëherë nga rreziku i eliminimit.
Pas këtij vendimi, zinxhiri i shpëtimit vijoi me radhë nga një banor te tjetri, duke krijuar një moment tensioni dhe surprize në shtëpi.
Rendi i plotë i shpëtimit ishte: Mateo – Brikena – Juela – Stenaldo – Mal – Artan – Greta – Kristi – Angelo – Stelina – Selin – Miri – Ina – Keijsi – Lorna.
Në përfundim të këtij procesi, pesë banorët e fundit që mbetën pa u shpëtuar janë Selin, Miri, Ina, Keijsi dhe Lorna.
Këta të fundit do të përballen me televotimin e javës, ku publiku do të vendosë se kush prej tyre do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, në spektaklin e së shtunës.
Tashmë gara bëhet edhe më e fortë, ndërsa çdo votë mund të jetë vendimtare për fatin e banorëve.
Një tjetër emër i njohur i është bashkuar sonte shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, duke sjellë emocione dhe…
Usha Vance, gruaja e zëvendëspresidentit JD Vance, së shpejti mund të bëjë histori si Zonja e Dytë e dytë dhe…
Ish-deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Gjylametit i është besuar ky…
Brooklyn Peltz Beckham, djali i madh i Sir David dhe Victoria Beckham, ka bërë deklarata tronditëse publike duke akuzuar prindërit…
Këtë të mërkurë, Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ka mbërritur në Vlorë, i shoqëruar nga një delegacion…
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit…