Po bëhen rreth dy vite që kur e gjithë bota i është nënshtruar një realiteti të paimagjinueshëm dhe totalisht të panjohur, siç është pandemia Covid-19. Prej muajsh, të gjithë kemi adoptuar një stil të ri jetese që ka si kryefjalë distancimin social dhe maskat. Sakaq, muajit e fundit ka nisur edhe vaksinimi i popullsisë që shihet si arma e vetme kundër virusit. E kush e kishte imagjinuar? Në fakt, gjatë kësaj kohe, kemi dëgjuar disa raste kur persona të ndryshëm kanë parashikuar deridiku faktin që planeti do përballej me një pandemi.
Nga sot e tutje në listën e “parashikuesve” shënoni edhe Fiori Dardhën dhe Rozana Radin, të cilat kanë parashikuar jo vetëm pandeminë por edhe detaje të tilla si vendosja e maskave, distancimi social dhe vaksinën. Kjo që në 2017 gjatë emisionit të tyre “Boom”. Ka qenë Fiori ajo që ka publikuar ditën e sotme videon e para 4 viteve, ku flasin pikërisht për gjërat e sipërmërmendura dhe biseda mes tyre është kjo:
Fiori: Një nga masat parandaluese, e di cila është?
Rozana: Gjithmonë nga larg. Merrni në telefon tregoni hallet tuaja, mos u afroni më shumë se me një person.
Fiori: Pra, shmangni grumbullimet, sidomos në vende publike.
Rozana: Mos më spërkat
Fiori: Mbani maska. Si japonezët, kinezët. Çfarë duhet të bëjmë tjetër? Të vaksinohemi.
Sakaq, me nota humori në mbishkrimim e videos, Fiori ka shkruar: “E paskemi “ndjellë” pandeminë që në vitin 2017, moj @rozana_radi Adrianaaaaaaaaaa, paskërkemi dhënë edhe këshilla, paskërkemi mbajtur edhe maska, paskërkemi folur edhe për vaksinat.” Epo, sikundër ka shtuar edhe Rozana në koment, nga ky moment e tutje, vajzat duhet t’i bëjnë parashikimet me lekë…
Një aferë korrupsioni e përmasave të mëdha pritet të shpërthejë në ditët në vijim, me protagonist ish-kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet…
Më shumë se shtatëdhjetë pjesëmarrës në protesta u arrestuan në Londër, Mançester dhe Kardif, pasi lëvizja pro-palestineze Palestine Action u…
Është vënë në pranga autori që plagosi me armë zjarri pasditen e 12 korrikut në një lokal në Valias, 34-vjeçarin…
Në kulmin e Luftës së Ftohtë, një mjet misterioz u vu re duke u ndërtuar në brigjet e Detit Kaspik…
Prej disa ditësh, IKMT po vazhdon aksionin në zonën turistike të Thethit, ku edhe paraditen e kësaj të diele fadromat…
Një diskutim mbi pushimet verore, u kthye në përplasje mendimesh mes moderatoreve të emisionit “Goca & Gra”. Shkak u bë…