Categories: showbiz

“Marr valixhet e iki”, Sabiani nuk e pret aspak mirë nominimin dhe konfliktohet me banorët (VIDEO)

Sabiani dhe Iliri janë ndër të nominuarit e kësaj jave në Big Brother Vip, duke qenë se po luajnë çift me njër-tjetrin. Por Sabiani nuk e ka pritur aspak mirë nominimin dhe ka reaguar ashpër ndaj banorëve të tjerë teksa ishin duke ngrënë. Sabiani ka thënë se e di kush e ka nominuar dhe se ai nuk do ta kishte bërë kurrë diçka të tillë, por ai nuk e di se të nominuarit e kësaj jave nuk do të largohen nga shtëpia dhe më i votuari prej tyre do të shpëtojë së bashku me personin që është çift.

Pjesë nga biseda:

Sabiani: Shumë faleminderit që na nxorrët në nominim. Unë i di të gjithë se kush më ka nominuar mua dhe Ilirin.

Iliri: Ç’ke që e vret mendjen?

Sabiani: Do e vras mendjen, pse mos ta vras.

Iliri: Unë në nominim dua të jem çdo javë.

Iliri: S’e kanë me ty o Sabi.

Sabiani: S’ka lidhje, e dinë që jemi bashkë. Gjithsesi, ju bëftë mirë, ishalla jeni në finale të gjithë! Kur i bëni pa të drejtë, do shikoni vetë se si do dali.

Dj PM: Sabian, nuk të kemi nominuar ty vëlla.

Sabiani: S’ka lidhje, s’është justifikim ai. Unë s’do ta bëja një gjë të tillë.

Në një moment Sabiani i është drejtuar edhe Donaldit dhe i ka thënë se nga ai nuk e priste dhe se ka frikë se e ka nominuar edhe ai. Ndërkohë, Iliri ka ndërhyrë dhe ka thënë që s’kanë nominuar atë. Ai i ka kërkuar Sabianit që mos ta marrë personale,ndërsa ky e fundit ka thënë se do e marrë e madje është gati të marrë valixhet e të largohet.

të fundit

Georgina Rodriguez mahnit me paraqitjen nga plazhi, merr vëmendje me bizhuteritë luksoze

Georgina Rodriguez, 31 vjeçe, ka publikuar një seri fotografish të nxehta në plazh, ku shfaqte stilin e saj elegant dhe…

18 minutes ago

Gerta Gixhari feston ditëlindjen në Saint Tropez: Faleminderit jetës që luan me mua, që më bën më të fortë

Gerta Gixhari ka festuar ditëlindjen, këtë herë në një mënyrë më të veçantë, në Saint Tropez. Ish-banorja e Big Brother…

42 minutes ago

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 25-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi në Zvicër (EMRI)

Një 25-vjeçar identifikuar si Mërgim Bruti, është arrestuar nga Policia Kufitare në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për…

44 minutes ago

I shkroi partneres dhe më pas iku tek Qytet Studenti, çfarë filmuan kamerat e sigurisë para se të “zhdukej” Daniel Shima

Ish-zv.drejtor i AKSHI-t, Daniel Shima, qëndroi “i zhdukur” 10 orë dhe më pas u shfaq, por shumë detaje mbeten ende…

53 minutes ago

UDHËTIMI I PARË/ Papa Leoni XIV po përgatitet të vizitojë Libanin

Papa Leoni XIV po përgatitet të vizitojë Libanin këtë vit, në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar që pas zgjedhjes…

55 minutes ago

Zhdukja e mistershme e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t/ Berisha tregon prapaskenat: Do kishim skema si ajo e Jan Prengës apo Ervis Martinajt

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zhdukjen për disa orë të ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, duke ngritur…

1 hour ago