showbiz

“Mall” e Ismail Kadaresë hap Natën Nostalgjike, një udhëtim magjik në historinë e Festivalit të Këngës

Një natë e veçantë, plot emocione dhe kujtime, do të jetë mbrëmja e sotme në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Nata e Nostalgjisë do të na rikthejë në kohët e shkuara, duke sjellë në skenë këngët që kanë bërë historinë e këtij festivali legjendar. Këngë që kanë shoqëruar vite të tëra, të cilat do të tingëllojnë ndryshe këtë natë, të interpretuara në duet nga artistët pjesëmarrës të Fest 63, për të na dhuruar një shpërthim emocionesh dhe tingujsh muzikorë.

Me poezinë “Mall” të ikonës së letërsisë shqiptare, Ismail Kadaresë, u bë hapja e Natës së Nostalgjisë në Festivalin e Këngës, duke emocionuar publikun. Aktori Viktor Zhusti e interpretoi atë me një ndjenjë të thellë, duke i dhënë jetë vargjeve të poetit, ndërsa notat e pianos të këngëtarit Redon Makashi shtuan magjinë e momentit. Ky interpretim riktheu nostalgjinë e një prej vepra më emblematike të letërsisë shqipe.

Të lidhura

None found

Në Fest 63, aktori i njohur I teatrit dhe kinemasë, Viktor Zhusti, ka treguar një episod se si arriti t’i shpëtojë ‘çarkut’ të Festivalit të 11, i cili hapi dhe siparin e një serie ndëshkimesh politike nga regjimi komunist ndaj artistëve në skenë dhe në teatër.

“Kam prezantuar Festivalin e 57-të të Këngës, i cili ishte plot atmosferë. Në vitin 1971 kam prezantuar edhe Festivalin e 10. Ishte një eksperiencë shumë e mirë. Doja të prezantoja edhe Festivalin e 11-së. Për pak i shpëtova ‘çarkut’. Kisha sugjerim nga pedagogu im Mihallaq Luarasi për Fest 10, por për Fest 11 më tha jo sepse kërkohej një prezantues më modern. Pas atij festivali pati ditë të errëta për artin”, tregoi Zhusti në skenën e Fest 63.

Kjo natë nuk është vetëm një koncert, por një udhëtim nëpër kujtime dhe histori. Do të nderohen poetët dhe tekstshkruesit që krijuan këngët që i kënduan “shpirtit shqiptar” për dekada të tëra: Jorgo Papingji, Agim Doci, Ismail Kadare, dhe shumë të tjerë, poezive të të cilëve u dha jetë përmes muzikës.

Do të rikthehen në skenë dhe aktorët që do i japin zë poezisë së kthyer në këngë si Luiza Xhuvani, Viktor Zhusti, Alfred Trebicka dhe Elia Zaharia, për të na kujtuar se muzika është një poezi e pashuar.

Një tjetër moment emocionues do të jetë rikthimi i Naim Krasniqit në Festivalin e Këngës pas shumë vitesh, ndërsa së bashku me publikun do të këndohen edhe këngët e Parashqevi Simakut, zëri i së cilës do të ringjallet përsëri për publikun, duke na bërë të ndiejmë çdo notë të saj me të njëjtën pasion dhe dashuri.

Nata e Nostalgjisë është një udhëtim në kohë, një mundësi për të shijuar pasurinë e trashëgimisë sonë kulturore. Këtë mbrëmje vota e jurisë do të përcaktojë edhe 15 finalistët, të cilët do të performojnë në natën e finale të Fest 63. Kryetarja e jurisë është artistja e njohur Zana Çela dhe trupën e jurisë e plotësojnë: Alma Bektashi, Ylljet Aliçka, Merita Rexha Tërshana, Florent Boshnjaku, Jonida Maliqi dhe Ramona Tulluman.

të fundit

Fatmir Sheholli na demaskoi” – Deputeti Kraki rrëfen debatin që refuzoi një vit më parë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar pas publikimeve për Fatmir Shehollin, duke pretenduar se disa media në Kosovë…

5 minutes ago

Edon Zhegrova mbetet jashtë listës së Juventusit ndaj Parmës, rriten spekulimet për kalimin te Lazio

Sulmuesi anësor kosovar, Edon Zhegrova nuk është grumbulluar fare për ndeshjen e sotme (e shtunë) të Juventusit dhe kjo ka…

16 minutes ago

QMK raporton 31 zjarre brenda 24 orësh, pesë prej tyre vijojnë të jenë aktive

Nga 28 gushti deri më 29 gusht, në orën 07:30, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në…

17 minutes ago

25-year-old arrested on suspicion of starting fire in Tërbaç, flames spread to Vranisht

Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Himarës, pasi dyshohet se është autori i zjarrit të rënë tre…

22 minutes ago

Arrested in the company of Ergys Agasi, Special Court leaves former police official Uljan Shpataraku in prison

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka lënë në burg ish-zyrtarin e policisë, Uljan Shpataraku, cili…

22 minutes ago

Golem, 47-year-old suspected of heading to avenge his nephew’s assault arrested while armed in car

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në zonën e Malit të Robit në Golem, ku 47-vjeçari Melison Nela u…

23 minutes ago