Sot në 8 Mars, aktori mbreslënës i kinematografisë shqiptare, Zef Mosi, festoi ditëlindjen e 67-të.I njohur më së shumti për rolin e tij të spikatur në filmin “Përrallë nga e kaluara”, frymëzuar nga vepra e Andon Zako Çajupit, “14 vjeç dhëndërr”, Mosi ka lënë gjurmë në kulturën shqiptare të filmit dhe kinematografisë, ndërsa sot jeton në SHBA, prej vitesh tashme.
Familja e tij eshte me origjine nga Shkodra. Aktivizohet qysh femije ne shtepine e Pionierit te Sarandes. Eshte pjese e Estrades se Pionierit me regjisor Thoma Milain. Ka mbaruar gjimnazin “Hasan Tahsini” . Edhe pikerisht ketu e vazhdon aktivitetin artistik me trupen e shkolles se mesme ku mund te vecohet interpretimi ne shfaqjen teatrale “Mulliri i Koste Bardhit” ,aty na viti 1975, vit kur perfudnon edhe gjimnazin.
Duhet theksuar se aktiviteti ne shkollen e mesme ishte mjaft i gjere jo vetem artistik por edhe sportiv. Zef Mosi pervec atij artistik impenjohet edhe me ekipin e futbollit te Sarandes. Nga ekipi i te rinjve aktivizohet ne radhet e ekipit te pare te te rriturve me “Butrintin” .
Mbasi kryen sherbimin e detyrueshem ushtarak, ne vitin 1979 konkurron dhe pranohet (me vonese) ne Insitutin e Larte te Arteve ne degen e aktrimit. Mbas diplomimit si aktor fillon punen ne estraden profesioniste te qytetit te Sarandes. Bie ne sy komedia muzikore e kesaj trupe e titulluar “Plot me deshire”.
Spektatori i nje brezi me te rritur ndofta e mban mend aktorin i cili u dallua ne rolin e te mbyturit ne komedine “Njeriu qe pa vdekjen me sy”. Personazhi ishte i lodhur nga jeta dhe vendos t`i jap fund asaj duke tentuar te mbytej ne lume. Mirepo dikush e shpeton, dhe meriten per kete veprim kurajoz do qe ta marre nje personazh i politikes (zoti Filimon) i cili per te shfrytezuar momentin per interesat e tij e fton te mbyturin (Z. Mosin) te jetoje per pak kohe ne shtepine e tij dhe e instrukton se si duhet te flase gjate fushates politike per kryetar bashkie! “Rrofte zoti Filimon, kryetari i bashkise sone”!
Njekohesisht aktori Zef Mosi aktivizohet edhe ne disa filma te Kinostudios . Keshtu e fillon ne vitin 1985 ne “Gurët e shtëpisë sime”; Nje vit me pas , 1986, ne “Kronikë e atyre viteve”. Me 1987 “Përrallë nga e kaluara” ne rolin e Maliqit deri tek filmi i fundit ne vitin 2006 “Gjoleka, djali i Abazit” ne rolin e profesorit.
Gjate xhirimit te filmit te mirenjohur “Perralle nga e kaluara” ne skenen e varjes aktorit Zef Nosi i ndodh nje incident i vogel por qe mund t`i kushtonte jeten. Befas dicka nuk funksionon dhe veprimet nuk sinkronizohen sic duhet duke mbetur i bllokuar me litarin rreth qafes, por per fatin e mire e kapin menjehere. Nderpriten xhirimit dhe vetem mbasi aktori qetesohet, pas rreth 2 oreve rinisin perseri per realizimin e filmit qe kemi sot.
Gjatë dekadës së fundit, fushat klasike të studimeve të larta kanë humbur terren në mënyrë drastike. Shkencat humane, artet, degët…
Skuadra e Baselit ka shënuar fitore ndaj Thun me rezultatin 1 me 3 në ndeshjen e vlefshme për javën e…
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i ka dërguar një letër falenderimi presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas…
“Ushtria izraelite ka vrarë fëmijën Mohammed Ramez Al-Sultan, lojtar i Al-Hilal Sports Club, së bashku me 14 anëtarë të familjes…
Ditën e sotme vendi ynë deri në mesditë, pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime, ku më të…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…