Përsa i përket futbollit dhe sidomos pozicionit të sulmuesit, tema e pashmangshme është Ronaldo legjendari, sigurisht nënkuptojmë brazilianin.
Për shkak të aftësive dhe sharmit të tij futbollistik, futbollisti i njohur ishte shumë shpesh në shoqërinë e femrave të bukura dhe tërheqëse.
Megjithatë, një situatë me siguri do të mbetet e skalitur në kujtesën e tij, sepse ajo shënoi karrierën e tij, shkruan albeu.com.
Kjo ishte në vitin 2008, kur Ronaldo ishte në një festë me të dashurën e tij Maria Beatrice Anthony, të cilën e dërgoi në shtëpi.
Kur e bëri këtë, ai mori tre prostituta në rrugë dhe i çoi në një motel të largët. Por Ronaldo mbeti i habitur pasi u pa që nuk bëhej fjalë për tre gra, por për tre burra.
Papritur në atë motel u shfaqën policët dhe versioni zyrtar ishte se tre transvestitë tentuan t’i zhvasin futbollistit legjendar, diku rreth 20 mijë euro.
Ronaldo u përpoq të mbulonte turpin duke akuzuar tre transvestitë për vjedhje dokumentesh.
Ishte në një kohë kur Ronaldo po shërohej nga një dëmtim i ligamentit kruciator dhe kur klubi i atëhershëm Milan i lejoi atij një pushim më të gjatë. Menjëherë pas skandalit, ai pranoi se ishte gabimi më i madh i jetës së tij.
– Kam qarë vërtet. Është një turp i pabesueshëm dhe një zhgënjim i madh. Ishte një gabim i madh në jetën time private. Të gjithë bëjmë gabime dhe unë e kam bërë më të madhin tha Ronaldo dhe shtoi:
– Kur erdhëm në motel, kuptova që ishin transvestitë dhe doja që gjithçka të përfundonte dhe të kthehesha në shtëpi. Dhe jo një, por tre. /albeu.com/
Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume…
Në episodin më të fundit të podkastit të Alketa Vejsiut, Ledri Vula vazhdoi të tregojë më shumë nga jeta e…
Emisioni “FiksFare” denoncoi mosveprimet e Policisë së Sarandës për kërcënimet dhe sharjet e dy motrave në rrjetin social “Tik Tok”,…
Mbrëmjen e kësaj të hëne është shembur edhe godina e fundit e ndërtuar pa leje në zonën e Thethit. Përtej…
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani kërkoi shkarkimin e prokurores së Vlorës, Flora Çela për dështime të përsëritura në hetimin e…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu mirënjohjen e tij ndaj Presidentit të SHBA-së Donald Trump për gatishmërinë e tij për të…