Djali i Victoria dhe David Beckham, Brooklyn, është martuar ditën e djeshme me Nicola Peltz. Ata janë treguar shumë hermetikë duke mos lejuar askënd të publikojë pamje nga dasma, por mediat kanë siguar disa foto.
Victoria dhe David janë fotografuar duke ecur dorë për dore teksa mbërritën në dasmën e djalit të tyre. 47-vjeçarja ishte mishërimi i elegancës veshur me një fustan prej sateni argjendi me rripa, me detaje me dantella. Ajo e plotësoi pamjen e saj me një çantë të vogël argjendi dhe një varse, ndërsa partneri i saj dukej chic me një kostum të zi. Victoria kishte kapur flokët e saj topuz teksa balluket klasike i la të ndara.
None found
Brooklyn dhe Nicola u martuan në një ceremoni private që përfshinte të ftuar si Eva Longoria, Mel C dhe legjendën e tenisit Serena Williams. Ceremonia filloi në orën 18:00, në një nga vilat e familjes Peltz prej 103 milionë dollarësh në Florida. Brooklyn është parë duke pritur i vetëm në një skenë të mbushur me lule për 15 minuta përpara se aktorja të mbërrinte.
Nga pamjet e DailyMail shihet çifti në një ambient të zbukuruar me lule në një ceremoni tradicionale hebraike për nder të origjinës së Nicola-s. Po ashtu edhe stërgjyshi i David ishte hebre. Dhe në përputhje me traditat, Brooklyn theu një gotë të mbështjellë me një pecetë. Pasi bën betimet, ata shkëmbyen një puthje pasionante prej gjashtë sekondash përpara të ftuarve të famshëm.
Nicola mahniti me një fustan nusërie Valentino me mëngë të gjata, ndërsa mbante një buqetë me lule të bardha. Fustani i saj kishte një vello mahnitëse, e cila përmbante detaje me dantella.
Pas ceremonisë, të ftuarit u zhvendosën në një ambient tjetër shumë elegant, për banketin e dasmës. Dy vëllezërit e Brooklyn Romeo dhe Cruz dhe motra e tij Harper ishin mes shoqëruesve të çiftit.
Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…
Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…
Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…
Orinda Huta ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” historinë e saj shumë personale të përpjekjeve për të pasur një…
Milan Një spektakël i vërtetë ka rezultuar pjesa e parë në derbin e Madonninës mes Milanit dhe Interit, ku kuqezinjtë…