showbiz

“Madhështia e tij nuk zvogëlohet në kohë dobësie”, Albana Osmani për Doktorin e Fiksit

Një intervistë e rrallë, pas shumë kohësh “zhdukje” nga ekrani e Gentjan Pjetrit ose siç e njohin të gjithë Doktorit të Fiksit ka prekur mbarë publikun.

Figura e tij mbahet mend ndër më sarkastiket e ekranit, por nuk u shfaq aspak i tillë në këtë dalje të fundit.

Të lidhura

None found

Doktori tregoi se ka kaluar në ishemi cerebrale në momentin që është hequr nga puna në ekran, nga Fiks Fare, kur prej kohësh e thërsinin me epitete që nuk i kanë pëlqyer aspak.

“Jeta ime është për të qeshur!”, tha ai ndër të tjera ku nuk i mbajti dot as lotët.

Kjo intervistë ka nxitur reagime të shumta në rrjet, por edhe nga personazhe publik si Kozeta Kurti e së fundmi Albana Osmani.

Postimi i Albana Osmanit:

Gent Pjetri , apo Doktori i Fiks Fare shume i dashur per publikun dhe shume i dashur nga te gjithe ne qe e njohim nga afer . Nuk ka nevoje te perdoret ne momente delikate !! Dhe ju garantoj qe nuk ka nevoje as per meshire në thelb . Thjesht jane momente delikate , qe kushdo në jete i kalon në forma te ndryshme , dhe pse disa jane me te forte per te “fshehur“ . Madheshtia e tij dhe pse në kohe dobesie dhe fjalesh ‘blur’ , nuk zvogelohet per te gjithe ata qe e njohin nga afer e kuptojne edhe kur eshte i dobet dhe e duan njesoj. Ai në fakt nuk eshte aspak i dobet , perkundrazi eshte nje nga luftetaret me te pamposhtur qe njoh qofte edhe me sfiden e tij “nje gote me shume “ . Se jeta nuk na perkedhel gjithmone . Gent Pjetri eshte me shume se sa prezantues , me shume se sa aktor, ai eshte nje artist i madh qe personalisht kam patur fatin te punoj me te dhe te mesoj prej tij shume . Eshte bekim te kesh permbi te gjitha , te kesh nje Drejtues si themeluesi i Fiks Fare Filip Cakuli qe pertej anes profesionale qe mbetet në histori , kam qene e impresionuar se sa shume kujdesej per stafin . Se fundja puna eshte pune , ku ka kerkese pune dhe ritem dhe ditet nuk jane njesoj asnjehere . Por aty punohet si brenda nje çatie shtepie. Te besh televizion eshte sfiduese dhe publiku eshte dalluesi dhe gjykuesi me i mire i cilesise , edhe pse në mendesine time se fundmi cilesia shpesh ka çeduar , pasi edhe vete bota eshte revulucionarizuar nga “fenomenet “ qe perbejne lajm e ngjarje ‘dhe pse keq mbetet mire’ se lufta behet per vemendje . Keshtu kushdo qe vuri Doktorin në vemendje dhe shfrytezoi nje moment delikat te tij , nuk bete me shume se sa kaq. Ai mbetet po me dinjitet dhe njeri i rralle me nje zemer si askush dhe nuk i bete asgje . Doku ti ske nevoje të te thone bravo dhe besoj kjo ka qene nje nga ato autoironite e tua ,se vetem aq here sa ke shkundur audiencen se qeshuri në studio keto jane bravo-t qe shpirti te ngopet dhe ndjehesh fiks në vendin e duhur . Tashme do te thoja qe te dua shume po shume , dhe forca se kemi gjysmen tjeter perpara dhe padyshim i mungon Ekranit ? Duhet te jesh aty per ate qe TI je dhe po , kjo eshte sfida ! Tupu ime ❤️

të fundit

Resignation in Indian higher education after turmoil over medical exam leaks

Ministri i Arsimit i Indisë, Dharmendra Pradhan, ka njoftuar dorëheqjen, pas javësh protestash masive të studentëve për skandalin e publikimit…

16 seconds ago

PHOTO/ 70-meter-deep cavity discovered in Llogara National Park, here’s what was found inside

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, brenda Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër me thellësi rreth…

37 seconds ago

Attack during Berlin Pride Parade leaves 1 dead and 16 injured, Chancellor Merz: A blow to the core of our society

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka dënuar ashpër incidentin e ndodhur në Berlin gjatë Paradës së Krenarisë, duke e cilësuar atë…

59 seconds ago

Heatwave engulfs France and Spain, thermometer expected to reach 42°C next week

Temperaturat e larta do të vazhdojnë të përfshijnë Francën dhe Spanjën edhe gjatë ditëve në vijim, pa asnjë shenjë freskimi.…

1 minute ago

Basic Court Rules in Favor of Kadri Rahimaj in Defamation Case, Qëndron Kastrati Convicted

Gjykata Themelore ka marrë vendim në rastin e padisë për shpifje të ngritur nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri…

2 minutes ago

Tensions between Pristina and Brussels deepen – Bytyçi: Kosovo no longer accepts unequal treatment!

Kritikat e Bashkimit Evropian ndaj vendimeve të institucioneve të Kosovës, si në rastin e lirimit nga detyra të shtatë prokurorëve…

3 minutes ago