Pas publikimit të filmit në “Në Kuadër të Dashurisë” , ku aktorët kryesorë ishin, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, në një komunikim për mediat, Ermal Mamaqi deklaroi kur u pyet se si t’u duk Luizi, si ky i fundit është i mirë si aktor sesa si këngëtar, gjë e cila nuk u prit mirë nga fituesi i Big Brother Vip 2.
Teksa ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, Luizi reagoi duke ia kthyer me të njëjtën monedhë, pasi e cilësoi atë më të mirë si shkrimtar sesa humorist.
“E mbaj mend kur ka qenë në Panairin e Librit, ka pas shkruar libër ky dhe duke pirë kafe, pashë njërin me librin e tij në dorë, duke e ndjekur me sy, u ul në trotuar, nxori librin dhe i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja”, u shpreh Luizi.
Ermal Mamaqi i ftuar në një emision, i është rikthyer kësaj historinë, duke e cilësuar deklaratën e Luizit, si goditje poshtë brezit.
Ai shton se Luizin e ka mërzitur diçka, por thekson se ai ka qenë i sinqertë kur e ka thënë atë gjë.
“Deri tek “Ermali është një shkrimtar më i mirë se humorist”, është ok, pastaj Luizi bëri një goditje poshtë brezit me këtë historinë që trilloi. Sigurisht ka diçka që e ka mërzitur, por ta keni atë që kam thënë unë për Luizin, ka qenë me të vërtetë e sinqertë. Pyetja ka qenë “a të pëlqeu Luizi si aktor” dhe thashë po më pëlqeu, jam i sinqertë, më pëlqeu më shumë si aktor sesa si këngëtar sepse nuk i kam ndjekur këngët e tij, por kjo gjë besoj se e ka prekur Luizin. Sinqerisht më vjen keq dhe le të lëmë 2 me 1 për Luizin dhe të mos vazhdojmë këtë histori”, shprehet Ermal Mamaqi.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me opozitën për çështjet që kërkojnë dy të tretat…
59-vjeçari, Kostandin Nishku alias Baki Duzha, është kapur në Greqi pasi akuzohet se ka vrarë një 9-vjeçar, në vitin 1997.…
Drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello është larguar nga detyra. Bëhet me dije se Bello është shkarkuar nga detyra…
Sali Berisha tha PD se nuk do të ketë bashkëpunimi me PS lidhur me diskutimet për Komisionin e Posaçëm për…
Kreu i PD-së Sali Berisha në një dalje për mediat, reagoi pas shfaqjes së kryeministrit Edi Rama sot gjatë një…
Më 10 shkurt do të mbahet protesta e radhës e opozitës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i…