Ditën e djeshme u bë virale në rrjet një video ku Luizi ka përmendur një nga debatet me Dean brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, ku pretendon se kjo e fundit e ka cilësuar si “provincial”.Teksa ka patur një sërë reagimesh mbi deklaratën e tij, edhe vetë Dea është përgjigjur nëpërmjet ‘story-t’ të saj në Instagram, ndëkohë që fill pas kësaj, edhe Luizi duket se ka patur diçka të fundit për të thënë.
Në një nga video live, fituesi i ‘BBVIP’, në mënyrë indirekte duket sikur reagoi edhe një herë për situatën e krijuar, duke theksuar se e di që gabon, por do mundohet që ta mendojë mirë atë çfarë thotë.
None found
“Nuk po flas ndonjë fjalë më shumë, sepse çfarë do që të flas duket sikur e kam personale me dikë, por unë s’kam asgjë me njeri. Këtu do të jem, këtu do të rri, siç i kam bërë ballë gjërave, do t’i bëj deri në fund. Çfarë nxjerr nga goja mbaj vetë përgjegjësi. Do të jem i drejtpërdrejtë gjithmonë siç kam qenë. Edhe unë gaboj, por mundohem që çfarë them, ta mendoj mirë dhe t’i them në sy gjërat për gjithçka.”- u shpreh ai.
Kapiteni i Liverpoolit, mbrojtësi holandez, Virgil van Dijk, i ka hapur derën një largimi të mundshëm nga Anfield në fund…
Ndërtimi i Qendrës Akuatike në Prishtinë duhet të jetë prioritet dhe nuk duhet të vihet në diskutim, pasi kjo infrastrukturë…
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, firmosi në maj një kontratë, e cila kishte vlerë deri në dhjetorin e vitit…
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka deklaruar se partia e tij nuk ka bërë asnjë marrëveshje…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagura, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave…
Këtë të shtunë, me anë të një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar për…