showbiz

Luftë apo paqe? Hailey Bieber ka një mesazhi publik për Selena Gomez

Hailey Bieber i ka bërë të qarta qëllimet e saj.

Gati tre muaj pasi ajo dhe Selena Gomez u dhanë fund publikisht thashethemeve për mosmarrëveshje, modelja ka vazhduar të tregojë shenja delikate mbështetjeje, duke pëlqyer një postim në Instagram të 11 qershorit të shpërndarë nga këngëtarja.

Të lidhura

None found

Modelja, e cila është e martuar me ish-in e Selenës, Justin Bieber, postoi gjithashtu një mesazh duke adresuar gjuhën e urrejtjes në Instagram vetëm një ditë më vonë.

“Nëse po lini komente të këqija ose të vrazhda në emrin tim në postimet e dikujt tjetër, dijeni se nuk i dua, nuk i mbështes dhe nuk do i fal ndonjëherë komente me urrejtje, keqdashëse ose të neveritshme,” shkroi ajo. “Nëse e bën këtë nuk po më mbështet mua”.

Në fund të marsit, Selena ndau një mesazh për gjuhën e urrejtjes së fansave të saj ndaj Hailey. “Kjo nuk është ajo që unë mbështes,” shkroi Selena në Instagram Stories në atë kohë. “Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje ose ngacmim. Unë gjithmonë kam mbrojtur mirësinë dhe me të vërtetë dua që e gjithë kjo të ndalet.”

Sa i përket Hailey-t, ajo ndau një status mirënjohjeje për këngëtaren e po atë ditë. “Dua të falënderoj Selenën që foli, pasi ajo dhe unë kemi diskutuar javët e fundit se si të kalojmë këtë narrativë të vazhdueshëm mes saj dhe meje”, thuhej në mesazhin e Hailey të shpërndarë në Instagram Stories.

të fundit

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

1 minute ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

3 minutes ago

Trump and JD Vance’s ‘golden age’ mocked on social media/ AI-generated image sparks criticism: You even lost Mississippi

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance është përballur me një valë kritikash dhe talljesh në rrjetet sociale, pasi publikoi një imazh të…

4 minutes ago

How loan sharking and cryptocurrencies became a criminal threat in Albania and the seizure of 26 million euros

Armand Shakaj dyshohet se pas vrasjes së Eglant Koçit është përpjekur të zhdukë çdo gjurmë të krimit, duke transportuar trupin…

4 minutes ago

Dad, please don’t shoot me”: tragedy in Florida, man kills wife and three young children then himself

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Plant City në Florida, ku një baba 34-vjeçar ka vrarë gruan dhe tre fëmijët…

4 minutes ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 21 shtator 2026

Dashi Sot do të ndjeni një dëshirë të madhe për të pasur çdo gjë nën kontroll, veçanërisht në jetën tuaj…

7 minutes ago