Luana Vjollca është padyshim një nga vajzat më të suksesshme të momentit. Përveçse si moderatore, ajo po shkëlqen në shumë fusha dhe së fundmi ka shënuar një tjetër sukses. Pas “Philip Plein” një tjetër markë e famshme ka përzgjedhur Luanën si imazh të saj.
Bëhet fjalë për brandin “Collini Milano 1937”. Kjo markë ndërkombëtare mund të quhet ndryshe shtëpia “fashion” e luksit në Itali dhe këtë herë kanë bashkuar forcat me showgirl-in shqiptar Luana Vjollca.
Ajo ka ndarë në Instagram disa foto me veshjet e markës, ku shkëlqen e veshur e gjitha me ngjyrë gold nga koka tek këmbët. “Collini Milano” është një nga markat e preferua të shumë yjeve botërorë si Rita Ora, Ava Max, Anitta, Karim Benzema, Natalia etj.
Para pak ditësh Luana Vjollca bëri të ditur për të gjithë fansat e saj se kishte bërë realitet ëndrrën e saj të madhe, që ishte bërë pjesë e Sony Music Industry.
“Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Kaq e lumtur të njoftoj se tani jam pjesë e SONY MUSIC INDUSTRY !!!! Mami, ja dola për të dyja”,shkroi Luana krahas fotos.
Ndërkohë 1 javë më parë Luana publikoi këngën e saj më të re “1 mijë vjet”.
Në orët e fundit, lajmi për vdekjen e supozuar të Erik Abidal, ka qarkulluar në mediat sociale. Sipas thashethemeve të…
Mijëra njerëz që kishin mbushur Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për koncertin “Grace for the World” u bënë dëshmitarë…
Shërbimi satelitor i internetit Starlink i Elon Muskut ka pasur një ndërprerje të shkurtër të hënën në mëngjes, duke ndikuar…
Jozefina Topalli, aktualisht deputete e PD në legjislacionin e ri, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente…
SPAK ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Jurgis Çyrbes, ish-deputetit socialist i cili përmes avokatit të tij, ka…
Këtë të hënë, në konferencën për mediat, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u pyet se a do të ketë…