Sot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron ka qenë Lorna Hysi. Ish-banorja ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, si dhe ka vendosur disa pika mbi ‘i’ në lidhje me disa çështje që ende diskutohen sot.
Pavarësisht se ajo ka dalë nga shtëpia çështja e pëlqimit të Mirit vazhdon ende të diskutohet prandaj sot në Big Brother Radio Lorna sqaroi se mes saj dhe banorit nuk ka pasur kurrë diçka dhe se nuk ka interes, ndërsa sa i përket Selin dhe nëse banorja është xheloze për të, Lorna u shpreh se:
None found
Jo, unë nuk thashë që është xheloze por i pëlqen që të më përmendë vazhdimisht. Nuk e di se çfarë ndjen Selin. Kur isha brenda në lojë mendoja okej ndoshta më shikon si rrezik për aleancë ose një person që do ta nxjerrë jashtë. Ndërsa jashtë unë nuk e kam pritur që edhe deri dje sepse prapë vazhdon që të më përmendë ajo të thotë edhe në Prime: “Lorna, Lorna, Lorna.” Unë e mirëkuptoj nëse ajo më përmend mua sepse kemi patur le të themi lojën së bashku. Por vazhdimisht ka këtë tendecën që kur zihet me Mirin të thotë: “Sepse Lorna shoqja jote…”
Jam dakord që më përmend, por pse shton gjëra që janë të paqena. Unë nuk kam mundësi që t’i kthej përgjigje sepse po të isha, 30 minuta e shikonte ajo se çfarë përgjigje do t’i ktheja. Do t’i thoja që po gënjen, nuk po thotë një të vërtetë. Vazhdimisht gënjen, unë e mirëkuptoj nëse thotë një të vërtetë, por nëse ti po gënjen është komplet gënjeshtër.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…
Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…