showbiz

“Lorik Cana si Dwamena”, gazetari shqiptar tregon historinë e panjohur të ish-kapitenit: Edhe sot merr ilaçe…

Gazetari Sokol Bregu ka folur në lidhje me vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena pas një ataku kardiak gjatë sfidës së fundit kundër Partizanit. ftuar në “Top Story”, Bregu theksoi se një gjë të tillë kishte përjetuar dhe ish-kapiteni i kuqezinjve Lorik Cana gjatë ëndrrës së Europianit, moment i cili e la me pasoja të mëdha: mjekime për zemrën edhe sot.

“Dwamena intervistën e tij të parë e dha për kolegun Endi Tufa. Ishte një material ekskluziv ku fliste Dwamena dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Ai aty shprehte një keqardhje shumë të madhe se po të futeshe në Google për Dwamena-n gjeje gjatë gjithë kohës vetëm problemet e zemrës së tij, por asnjëherë golat që ai shënonte dhe asgjë që ai bënte në fushë.

Ishte shumë koshient që mund t’i ndodhte vdekja në fushë, por pasioni i tij për futbollin nuk e lëshonte. Në të njëjtën kohë edhe kapiteni i Kombëtares tregoi një histori të vetën se kishte probleme me zemrën. Cana luajti me problemet e zemrës vetëm për një ëndërr, për të qenë pjesë e Kampionatit Evropian.

Nuk ia tregoi askujt, edhe klubi i tij e la të luante në Francë, vetëm dhe vetëm që të ishte në Evropian. “Rrezikova shumë jetën time”, tha Cana, “Dhe që nga ai moment çdo ditë në orën 08:00 pi një ilaç për sforcon që i dhashë vetes në fushë”.

Dwamena në vetvete jepte atë që ne duhet të shohim në të vërtetë. Një mesazh dhe më vjen keq që në mediet shqiptare ngrihen akuza. Ne duhet ta shohim si një moment shprese për të gjithë ata që mund të kenë probleme në futboll. Dwamena luante futboll para se të vinte këtu. Luante për një ekip amator në Zvicër. Ekipet profesioniste nuk e merrnin për shkak të problemeve me të cilat do të përballeshin në rast se u ndodhte diçka e tillë. Por ai luante për ekipe të kategorisë së 5-të në Zvicër”, -tha Bregu.

të fundit

EDITORIAL/ Infrastruktura në hetim: Si u shndërruan projektet strategjike në rrezik publik nën menaxhimin e Belinda Ballukut

nga Albeu.com Nga Tuneli i Murrizit te Llogaraja, nga Unaza e Madhe te Thumanë–Kashar, Shqipëria po paguan shtrenjtë një model…

22 minutes ago

“U eksportuan informacione të NATO-s te vendet armike”/ Denoncimet e Berishës për skandalin tek AKSHI, ja si e komenton Raportuesi i PE

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder (S&D, Austri) është pyetur sot në lidhje me skandalin e…

44 minutes ago

Gjyqi i famëkeqit Çopja në Belgjikë/ Dëshmon partnerja: Njeri besnik dhe kurrë agresiv! Nuk kam dijeni për….

Mbahet në Belgjikë gjyqi për Franc Çopjan, ose i njohur ndryshe si Franc Gergely. Partnerja e Franc Çopjas ka dëshmuar…

58 minutes ago

BIRN: U inaugurua për fushatë pa kolaudim, tuneli i Murrizit ngre pikëpyetje për sigurinë

Në 13 mars të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama shpalli me mburrje se “lufta me malin” ishte fituar dhe…

2 hours ago

Çfarë është virusi Nipah dhe pse po alarmon botën?

India ka konfirmuar dy raste të virusit Nipah në shtetin Perëndim Bengal, në lindje të vendit, pranë kufijve me Bangladesh,…

2 hours ago

AKSHI dhe administrata tani mund të mbeten dhe pa internet, ankimohet sërish tenderi 4.8 mln euro

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk po gjen qetësi dhe sikur të mos mungonte problem me sistemin e SelfCare…

2 hours ago