Tensionet kanë arritur kulmin mes Loredanës dhe Jozit pasditen e sotme, duke çuar në një ndarje të papritur mes çiftit. Një debat i ndezur, ku u përfshi edhe Rozana, bëri që Loredana të shpërthente ndaj partnerit të saj.
E acaruar nga sjellja e Jozit, ajo nuk i kurseu fjalët: “Të lutem, se më ngrite nervat aq shumë sa nuk e ke idenë. Ik mos më rri afër, nga sot nuk ekzistoj në shtëpi për ty.”
Gjithçka nisi pasi Jozi ndërhyri gjatë një diskutimi mes saj dhe Rozanës, gjë që e irritoi tej mase Loredanën, e cila i kërkoi të “qepte gojën” në vend që të futej në mes.
Nga ana e tij, Jozi reagoi me qetësi, por me fjalë që lanë të kuptohet se ndarja ishte e pranuar nga të dy: “Meqenëse e paske kaq lehtë, në rregull, ça të them, pengesë nuk bëhem. Thjesht po tregon veten tënde, asgjë më shumë.”
Mbetet për t’u parë nëse kjo është një ndarje përfundimtare apo thjesht një moment impulsiv në shtëpinë e mbushur me emocione.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot ndiheni të mbështetur nga partneri, ndërsa beqarët mund…
Dy turistët holandezë, të cilët kishin humbur rrugën në malet e Qerretit të Pukës dhe nuk po arrinin të orientoheshin,…
Maja e Marmoladës është zbardhur përsëri për shkak të reshjeve të borës së gushtit që filluan këtë mëngjes, ndërsa temperaturat…
Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Konkretisht aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e…
Një konflikt që ka degraduar në përdorimin e thikave është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e…
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 27-vjeçarit, Juglen Abazi mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në kryeqytet.…