Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Livia, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, në Top Channel, ku foli për rrugëtimin e saj në reality show dhe jo vetëm.
Moderatorja e emisionit, Erjona Rusi, e pyeti Livian edhe në lidhje me babain e saj, të cilin e pa për herë të parë pas 22 vitesh gjatë një lidhje ‘Skype’ kur ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ajo tregoi se ende nuk kishte folur me të apo takuar, por Livia u surprizua nga babai i saj përmes një audiomesazhi:
“Livia, jam shumë i lumtur që sot kam mundësinë të komunikoj me ty. Të kam ndjekur në Big Brother deri ditën e fundit që ti dole. Më ke bërë shumë krenar.
Ti nuk arrite të fitosh Big Brother-in, por ke fituar më shumë se aq, e njësoj si ti kam fituar edhe unë. Kemi fituar më në fund njëri-tjetrin dhe nuk besoj se ka fitore më të madhe se kjo. Nga ky moment do të fitojmë kohën e humbur, nuk është kurrë vonë.
Komunikimi jonë pas 22 vitesh ka qenë vërtetë emocionues për mua, ndoshta nuk mund ti kem shprehur mjaftueshëm ato që ndjeja, por atë natë zemra gati më doli nga vendi.
Sot jam i lumtur për ty, për ne, i lumtur se nuk do ndahemi më. Të premtoj se ti e ke të hapur derën e zemrës sime, por edhe të shtëpisë”, tha Livia.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, se për Beogradin është shumë i rëndësishëm…
Luana Vjollca feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të lindjes, Luana është zgjuar mes një surprize magjepëse: e gjithë…
Pas disa muajsh spekulimesh të shumta se kush do të zëvendësojë kryeredaktoren e revistës më të madhe të modës Vogue,…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të ditën e djeshme pasdite në Luksemburg (1 shtator), duke rezultuar fatal për…
Adrian Bajrami braktisi Shqipërinë për Zvicrën. Ky ishte lajmi i bujshëm dje, për 23-vjeçarin që është i huazuar te Lucerni…
Shkarkimi i Erik ten Hag nga detyra e trajnerit në Leverkusen nuk është pritur mirë në Holandë. Ky vendim i…