Ndarja e çiftit të njohur, Livia Brunga dhe Mevlan Shaba, vijon që të jetë në qendër të vëmendjes së publikut.
Livia ende nuk e ka harruar këngëtarin, pasi në rrjetet e saj sociale poston vazhdimisht foto dhe shkrime dedikuar ish-partnerit. Ndërkohë e ftuar mbrëmë në emisionin “Top Arena”, në Top Channel, Livia u shpreh se ‘është e ndarë për momentin, por ndihet e dashuruar’.
Erjola Doçi e mori në telefon Mevlanin, e kur i thotë se ka aty pranë Livian dhe t’i thotë diçka, ikën valët. Moderatorja tentoi që t’a merrte sërish, por nuk shkonte zilja. Ndërkohë Livia ishte shumë e emocionuar dhe thotë:
“Kur flitet për ne ikin edhe valët, e kupton se ça bëhet”.
Pjesë nga biseda:
Erjola: Do kontaktoj dikë, një zë që ti do doje t’a dëgjoje. Melodioz për veshët e tu. Alo, o Mevlan si je? Kam dikë që po i rreh zemra fort ndërkohë që dëgjon zërin tënd
Mevlani: Ti rregullo zemrën tënde…
Erjola: O Mevlan, kam Livia këtu dhe dua që t’i dedikosh diçka, dy vargje, çfarë të vjen spontanisht t’i thuash në këto momente Livias
Livia: Kur flitet për ne ikin edhe valët, e kupton se ça bëhet.
Erjola: Meqë i ikën valët Mevlanit, ti çfarë do i thoje sot nga këndi ynë “Kape Prime”
Livia: Ma bëri zemrën…, ia kam thënë edhe Mevlanit… A bën me dit çfarë thotë ai
Televizioni shtetëror iranian raportoi se një zyrtar i lartë i forcave të sigurisë u vra mbrëmjen e sotme në qytetin…
Blerina Basha, nëna e tre fëmijëve, 5, 10 dhe 12 vjeç, tregon situatën e vështirë që po kalon si nënë…
Barcelona e ka fituar sërish Superkupën e Spanjës, duke mposhtur në finale rivalin e përbetuar, Real Madrid. “El Clasico” si…
Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, midis Kejsit dhe Stelinës.…
Qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugë në kryeqytetet evropiane këtë fundjavë në solidaritet me protestuesit në Iran. Në Londër,…
Në një përballje emocionuese të fazës së 1/32-ve të FA Cup, Brajton ka arritur të eliminojë Mançester Junajtid me rezultat…