Categories: showbiz

Liroi shtëpitë për afganët, sipërmarrësi: Vuajtëm edhe ne luftën

Një sipërmarrës nga Prishtina ka ndërmarrë një nisëm humanitare duke ofruar 3 banesa pa pagesë për 3 familje refugjate afgane. Kjo iniciativë e tij ka rënë në sytë e ‘Abc e Pasdites’ nga Ermal Peçi, i cili kishte të ftuar në studio Avni Miftarin. I ardhur drejt e nga Prishtina, Miftari sqaroi se arsyet që e çuan drejt këtij vendimi janë shpirtërore dhe të lidhura ngushtë me të shkuarën e tij.

“Duke pasur parasysh të kaluarën time personale, e cila lidhet me momentet aktuale që ndodhen afganët sot, unë kisha mundësi të ofroja. Ata kanë nevoja momentale të padiskutueshme dhe unë vendosa të bëj diçka. Unë kam qenë emigrant vetë, si azilant i viteve 93-94. Ata nuk asnjë rrugëdalje, veç shohin ditën e sotme.”

Të lidhura

None found

Sipërmarrësi Miftari foli më tej edhe mbi reagimin e të afërmve dhe njerëzve përreth. Pyetjes së Ermalit “A të kanë thënë je çmendur?”, Miftari ju pergjigj:

“Në Kosovë ka qëndrime pro dhe kundër. Kjo pyetje është e përditshme por ka dhe njerëz që reflektojnë dhe e kuptojnë qëllimin.” shprehu bamirësi./albeu.com

 

të fundit

Dinamo avancon në Europë, Bardhi vlerëson lidhjen e skuadrës me Dajën dhe flet për të ardhmen e Komës

Ilir Daja - Adrian BardhiNjë Dinamo e kualifikuar dhe padyshim, entuziasmi s’mund të mungonte kurrsesi tek presidenti Adrian Bardhi [...]Read…

19 minutes ago

Elbasani sjell nga Greqia në Superiore mbrojtësin që ka luajtur me Barcelonën

Moussa WagueMoussa Wague është futbollisti më i ri i Elbasanit [...]Read More...

38 minutes ago

Abdixhiku Confirms LDK Will Resume Talks with VV on Forming Institutions

Kreu i rikonfirmuar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se ky subjekt politik nga nesër vazhdon me diskutimet për formimin e…

1 hour ago

LDK Authorizes Abdixhiku to Hold Talks with LVV, Haziri Outlines Three Conditions for Cooperation

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, deklaroi se delegatët i…

1 hour ago

Abdixhiku konfirmon rifillimin e bisedimeve të LDK-së me VV-në për institucionet

Kreu i rikonfirmuar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se ky subjekt politik nga nesër vazhdon me diskutimet për formimin e…

1 hour ago

Tensione te Real Madridi, Vinicius nuk pranon propozimin për rinovim – Arsenali përgatit paketën prej 140 milionë funtesh

Vinicius Junior ka refuzuar ofertën e parë të Real Madridit për rinovimin e kontratës, ndërsa bisedimet mes palëve vazhdojnë.Sipas raportimeve,…

1 hour ago