Në muajt e fundit, shumë personazhe të famshëm kanë qenë objekt diskutimi për shkak të pamjes së tyre rinore.
Ylli për të cilin u fol, ndër të tjera, ishte Lindsay Lohan, për të cilën shumë shkruan se duket më e re sot se sa më parë.
Lindsay në një farë mënyre donte t’i jepte fund thashethemeve rreth kësaj teme në një intervistë të re me Elle.
Ajo thotë se pamja e saj është vetëm për shkak të një rutine të re për kujdesin e lëkurës dhe dietës, të cilat sipas saj “ngadalësojnë plakjen”.
“Unë pi një lëng çdo mëngjes që ka karota, xhenxhefil, limon, vaj ulliri dhe mollë. Gjithashtu pi shumë çaj jeshil dhe ujë”, tha Lindsay.
Lindsay shtoi se është në procesin e zhvillimit të linjës së saj të kujdesit për lëkurën dhe po teston produkte të reja tek vetja.
“Duhet shumë kohë sepse jam shumë specifike, sepse jam e çmendur pas lëkurës dhe shëndetit tim”, tha ajo.
Ajo thotë se i pëlqen ta zhytë fytyrën në ujë me akull sapo zgjohet. “Pi shumë lëng limoni, hedh një tufë fara chia në ujin tim. Vë një maskë për sytë çdo mëngjes. Gjithashtu më pëlqejnë lazerët”, tha ajo.
Lidhur me thashethemet se ajo ka bërë operacione plastike, Lindsay thotë: “Të gjithë bëjnë botoks”. Pastaj ndërhyri publicisti i saj, duke thënë se ka standarde të dyfishta të bukurisë në Hollywood.
SPAK dërgoi një ditë më parë kërkesën në Kuvend për heqjen e mandatit të Belinda Ballukut, me qëllim arrestimin e…
Angelina Jolie ka vendosur të ndajë publikisht një pjesë shumë personale të historisë së saj shëndetësore, duke treguar për herë…
Kreu i PD Sali Berisha, u pyet lidhur me deklaratat e Flamur Nokës se takimi i Salianjit në Elbasan, u…
Momente intime janë regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, por kësaj radhe protagonistja nuk është Dolce. Edi Kuçi…
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj, të…
Solstici dimëror i vitit 2025 pritet të ndodhë më 21 dhjetor, vetëm pak ditë para Krishtlindjeve. Është një ngjarje spektakolare…