showbiz

Lidhja e Gracianos dhe Argjirës kalon në një tjetër nivel

Edhe pse fillimisht për disa kohë Argjira Spanca dhe Graciano Tagani e mbajtën “të fshehtë” lidhjen e tyre, tashmë prej pak vitesh janë shëndrruar në një prej cifteve më të preferuar të publikut, teksa së fundmi duket se janë gati të hedhin edhe hapin e rëndësishëm të historisë së tyre, ndoshta më të rëndësishmin deri tani.

Në fakt ata i shohim gati gjithmonë bashkë, si në punë (në ekranin e Top Channel), ashtu edhe gjithmonë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa një postim i modeles sot i ka bërë me dije fansave të tyre se për pak do të bëjnë një prej “ëndrrave” të tyre realitet, ndërsa do të hyjnë në shtëpinë e tyre.

Shtëpia e tyre duket se është në fazën e përfundimit të ndërtimit, teksa Argjira shkruan në Instagram se mezi pre të hyjë në shtëpi, madje është shumë e entuziaste.


Në fakt cifti bashkëjton prej kohësh, por tani do kenë shtëpinë e tyre dhe duke marrë edhe këtë hap në marrëdhënie, ne na lind pyetja, po ndonjë dasmë do kemi, se propozim kemi pasur. Kujtojmë se Argjira është përfolur edhe më parë për një shtatzëni të mundshme, lajm që rezlutoi i pavërtetë, por ne po presim edhe për këtë.

të fundit

Aksident në Dukat-Fushë/ Përplasen dy automjete, raportohet për 4 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

Pak pas mesnatës së të premtes (6 Shtator) rreth orës 01:00, një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Dukat…

11 minutes ago

Parashikimi i motit 6 Shtator 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Ditën e sotme, territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në pjesën e parë…

20 minutes ago

Tritoli ndaj motrave në Elbasan, vëllai i Nuredin Dumanit: Ja kush e kreu atentatin, Alda Nikolli ka dashur t’i hyjë në qeli tim vëllai me pasaportë të vjedhur

Fitim Dumani në një intervistë ekskluzive për gazetarin Flamur Vezaj është ndalur edhe te ngjarja e regjistruar një vit më…

8 hours ago

Horoskopi 6 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot marrëdhëniet tuaja romantike mund të sjellin emocione të thella dhe…

8 hours ago

Aksident i rëndë në Tiranë, raportohet për persona të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re, pranë Paskuqanit. Raportohet se…

8 hours ago

Zvicra i tregon dhëmbët Kosovës, e gjunjëzon 4-0!

Kosova ka përjetuar një mbrëmje të vështirë në Bazel, ku Zvicra tregoi epërsi të qartë dhe nuk i la asnjë…

8 hours ago