Disa javë më parë dyshja Bora Zemani dhe Donald Veshaj u vendosën në qendër të mediave rozë pas ndarjes së tyre. Fillimisht kjo gjë u vu re në rrjetet e tyre sociale, ku Bora dhe Donaldi nuk e ndjeknin më njëri-tjetrin në Instagram dhe fshinë fotografitë që kishin bashkë. Më pas, u raportua se ata i kanë dhënë fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë dhe ka qenë Donaldi ai që ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia ku jetonin. Shkak për këtë është bërë xhelozia.
Gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka patur asnjë reagim nga dyshja. Heshtjen e ka thyer ditën e sotme moderatorja bukuroshe, ndonëse nuk ka folur drejtpërdrejt për ndarjen e tyre. Në një intervistë për “Prive”, ajo tha se momentalisht është e fokusuar te puna dhe nuk ka plane të zgjerojë familjen. Më tej, e pyetur për lajmet që kanë qarkulluar Bora u shpreh se ka vendosur të mos flasë më asnjëherë për jetën personale. Duke nënkuptuar ndarjen e tyre, ajo tha se do donte që asgjë nga jeta e saj private mos të komentohej dhe shihej nga syri i publikut.
None found
“Unë nuk kam dashur asnjëherë të flasë për jetën time personale dhe në fakt kam folur shumë rrallë. Më shumë flasin portalet për mua, sesa unë për veten time. Në një moment të caktuar ndoshta më është dashur të japë një përgjigje për të shuar atë kuriozitetin që kanë njerëzit. Kam folur disa herë për jetën time personale por do kthehem sërish te vetja dhe do e qep gojën përfundimisht. Nuk ka asnjë lloj përgjigje për jetën time personale.”- tha ajo.
Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…
Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…
Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…
Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…