Një letër nga Albert Einstein, në të cilën inkurajohej SHBA-ja të zhvillonte bombat e para bërthamore në botë, do të dalë në ankand. Drejtuar presidentit, Franklin D Roosevelt, në vitin 1939, shënimi paralajmëronte se Gjermania naziste mund të ishte në gjendje të krijonte armë të tilla dhe sugjeronte që SHBA-ja të fillojë programin e saj atomik. Tre vjet më vonë, Amerika filloi Projektin Manhattan, i cili çoi në përdorimin e parë të armëve atomike, kundër Japonisë, në vitin 1945.
Letra po shitet si pjesë e një ankandi të artefakteve që i përkasin bashkëthemeluesit të Microsoft, Paul Allen, i cili vdiq në vitin 2018 në moshën 65-vjeçare. Koleksioni i tij personal do të dalë në shitje në Nju-Jork, në shtator. Do të ketë një sërë artikujsh që pasqyrojnë jetën e tij dhe ndikimin në informatikë, por letra e Ajnshtajnit pritet të marrë vëmendjen kryesore.
None found
Letra është vlerësuar së mund të shitet midis 4 dhe 6 milionë dollarë. Ajo në fakt u shkrua nga fizikani hungarez, Leo Szilard, me ndihmën e shkencëtarëve të tjerë, por u nënshkrua nga Ajnshtajni sepse statusi i tij asokohe vlerësohej si një nga figurat më të mëdha shkencore, çka do të tërhiqte vëmendjen e presidentit.
E datës 2 gusht 1939, vetëm disa javë para shpalljes së Luftës së Dytë Botërore, në letër citohej: “Është e imagjinueshme – edhe pse shumë më pak e sigurt – që mund të ndërtohen bomba jashtëzakonisht të fuqishme të një lloji të ri”.
Mirëpo Ajnshtajni raportohet se më vonë është penduar për letrën për shkak të ndikimit të saj për ta kthyer Amerikës të vetmin vend, në atë kohë, që prodhonte armë bërthamore. “Sikur ta dija se gjermanët nuk do të arrinin të prodhonin një bombë atomike, nuk do të kisha ngritur kurrë asnjë gisht”, tha ai në vitin 1947.
BDI kërkon nga MPB të publikojë raportin e plotë policor lidhur me ndërhyrjen e 7 tetorit, gjatë së cilës dy…
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, së fundmi, është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë,…
Erza Limani, ish-recepcioniste e hotelit “Sonoma”, ka rrëfyer në Gjykatën Themelore në Prishtinë momentet pas rënies së Maria Clarës nga…
Më 29 tetor në Apel shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, ankesë paraqiti edhe familja e Liridona Ademajt Më 29 tetor,…
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.Gj. për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë…
Profesori i sigurisë, Avni Islami, në një reagim ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer në një…