Reperi i njohur Ledri Vula, teksa ishte i ftuar në podkastin e Alketa Vejsiut, ka folur për herë të parë publikisht rreth lidhjes së re të ish-partneres së tij, Sara Hoxha, me Erik Fullanin.
Ledri tregoi maturi dhe qartësi në qëndrimin e tij, duke lënë pas çdo formë spekulimi apo tensioni.
Në intervistën e tij, u diskutua edhe mbi ndikimin që kjo marrëdhënie e re mund të ketë në bashkëprindërimin me Sarën, për vajzën e tyre, Poem Blu.
I pyetur nëse kjo marrëdhënie e re ndikon në raportin që ata kanë për rritjen e vajzës së tyre, Ledri shprehet qartë:
“Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që Sara të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua, goca është me shumë rëndësi”, – u shpreh Ledri me qetësi dhe vendosmëri.
Deklarata e tij është përhapur gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë përgëzuar për qëndrimin e tij të pjekur dhe përkushtimin ndaj vajzës.
Në një kohë kur ndarjet publike shpesh shoqërohen me polemika, Ledri zgjodhi të japë një shembull pozitiv, duke vënë në plan të parë mirëqenien emocionale të fëmijës dhe respektin reciprok me ish-partneren.
Lidhja e re e Sarës me Erik Fullanin, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë muajt e fundit, por kjo është hera e parë që Ledri flet hapur për të.
Me këtë deklaratë, ai i ka dhënë fund çdo hamendjeje për marrëdhëniet mes tyre dhe ka lënë të kuptohet qartë se qëndrimi i tij, do të mbetet i qetë dhe i përqendruar te prindërimi.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga përpjekja e vendit të tij për tu…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi…
Bashkëshortja dhe djali i Shpat Kasapit janë kthyer në Itali, por kësaj here rruga e tyre është bërë pa të!…
Moderatorja, Einxhel Shkira, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se kishte pësuar një aksident të rëndë. Përmes një…
Të paktën 11 njerëz janë vrarë dhe gati 30 të tjerë janë plagosur kur persona të armatosur hapën zjarr gjatë…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht pas deklaratës së Byrosë Kombëtare të Hetimit, lidhur me një episod të ndodhur në…