Jeta e Ledri Vulës dhe partneres së tij, Sara Hoxha, ndryshoi përgjithmonë në dhjetor të vitit që lamë pas.
Cifti u bekua me një vogëlushe, të cilën e pagëzuan me emrin super të veçantë, Poem Blu. E vogla ka zbukuruar ditët e tyre dhe është bërë personazhi kryesor i shtëpisë, dhe sigurisht bebushi më i famshëm në Instagram.
Menjëherë pas lindjes, Ledri dhe Sara i hapën të voglës një llogari në Instagram, ku publikojnë foto e video që na kënaqin sytë.
Momenti i lindjes së Poem Blu për Sarën mbetet sigurisht më i paharrueshmi, por a e ndihmoi Sarën prania e Ledrit gjatë lindjes?
Jashtëzakonisht shumë! Për një ndjekëse në InstaStory, Sara ka treguar se s’mendonte të kishte asnjë tjetër pranë në ato momente, përveç Ledrit.
“Cilat ishin fjalët e Ledrit gjatë lindjes? A të ndihmoi prania e tij? Na e sugjeron?”- i shkruan ndjekësja.
“Mendon 1000% që partneri duhet patjetër të jetë personi që t’ju shoqërojë gjatë kësaj eksperience. Mua më ka ndihmuar shumë dhe as nuk e imagjinoj dot të kisha dikë tjetër aty përveç tij. Patjetër që më ka ndenjur vetëm tek koka, sepse vetëm aty kisha nevojë.”- shkruan ajo.
Gjithashtu, Sara ka treguar se ka pasur edhe momente kur është ndjerë ‘down” pas lindjes, por gjithçka ka kaluar me kohën.
“A ke pasur momente down pas lindjes?”, i shkruan një tjetër ndjekës/e.
“Shumë, por e di që thonë se çdo gjë kalon dhe harrohet? Shumë e vërtetë!”, i përgjigjet Sara.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur në lidhje me aktualitetin politik në vend, duke u ndalur…
Emisioni “Në Shënjestër” ka vijuar me publikimin e dosjes së AKSHI-t ku flitet për rrëmbimin e Gerond Meçes, i cili…
Gjykata Supreme e Brazilit miratoi të martën një kërkesë të ish-presidentit Jair Bolsonaro për t'u larguar nga burgu për t'iu…
Pas një fillimi spektakolar të shtunën mbrëma, ku shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania 5’ hapi dyert për 14 banorët…
Pas disa muajsh pezullim me vendim të Prokurisë së Tiranës, miliarderi Behgjet Pacolli deklaron se prej ditës së sotme Aeroporti…
Një aksident është shënuar ditën e sotme në segmentin rrugor Vrion- Krane, në kthesën e Finiqi. Një automjet ka dalë…