Categories: Anashshowbiz

Ledjona Xheladinaj për Valbonën dhe Jozin: Kanë qenë të lidhur vite më parë

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçyku ka qenë Ledjona Xheladinaj në Top Albania Radio. Ajo ka dhënë mendimin e saj dhe gjithashtu ka analizuar lojën e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Nominimi i kësaj të shtune është një nga më të rëndësishmit, pasi si rrallë herë u vendos nga opinionistët, një formulë e aplikuar për herë të parë në formatin e Shqipërisë. Ky nominim çoi “kokë më kokë” Livian dhe Loredanën. Kë shikon Ledjona si më të rrezikuarën?

Të lidhura

None found

“Si kanë ardhur, sepse dinamikat e lojës ndryshojnë edhe mendoj që sigurisht mendimi im, e rrezikuar është Livia sepse Livia ka qenë gjithmonë nën hijen e Rozanës. Livia është vajzë shumë e zgjuar, e artikuluar dhe ka potencial për të bërë lojën e vet. Unë e kuptoj shumë mirë që aty patjetër do të rrish me dikë sepse është energjia e mirë dhe e ke shumë të nevojshme të rrish me dikë, të pish atë kafen. Patjetër që po, se nuk është gjithmonë loja sepse një person që të jep ty energji të mirë e ke shumë të nevojshme për të qëndruar aty. Është e vështirë që të rrish vetëm absolutisht, por e teproi dhe nuk e ngrinte zërin kur duhej. Kjo më bën të dyshoj që Livia është kthyer kundër grupit të saj dhe e kam shumë të sigurt këtë me bindjen time që e bëjnë thjesht për lojë, për t’i shpëtuar nominimit, por nuk i shpëtohet kështu nominimit.”

Më tej, teksa komentoi raportin midis Loredanës dhe Jozit, Ledjona tha se Jozi ka pasur diçka jashtë me Valbonën disa vite më parë dhe se dyshimi i ngritur mbi marrëdhënien e tyre është i vërtetë.

Patjetër që ka diçka më shumë se shok. Që në momentin kur e ka justifikuar Valbona që është shoku i vëllezërve të mi. Pastaj nuk po dinte çfarë po thoshte pas disa ditësh pasi kur gënjen nuk mban mend se çfarë ke thënë. Ata njihen jashtë. Ata kanë qenë të lidhur jashtë shumë kohë më përpara dhe nuk kanë dashur ta thonë aty brenda. Unë mendoj që Jozi kur është futur aty brenda dhe ka parë Valbonën mund ta vazhdonin edhe aty historinë e shumë viteve më parë për të bërë show, por doli Loredana që i pëlqeu më shumë. Më beso që ka për ta pranuar Jozi në vazhdim./TAR

Tags: Jozivalbona

të fundit

Vdes papritur ish-partnerja që akuzoi zyrtarin e FBI-së McGonigal; babai hedh poshtë vetëvrasjen, ajo kishte shkruar: “E urrej FBI-në

Allison Guerriero, ish-e dashura e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, ka ndërruar jetë papritur në banesën e saj…

3 minutes ago

Elmazi: Skopje Budget Rebalance Brings New Projects to Saraj

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, e ka përshëndetur rebalancin e buxhetit të Qytetit të Shkupit, duke e cilësuar…

5 minutes ago

Nis nesër shërbimi i “Trenit urban” në linjën Zelenikovë-Shkup

Promovimi zyrtar i projektit “Treni urban” do të mbahet të mërkurën, më 2 shtator, paralajmëruan nga Ministria e Transportit. Treni…

6 minutes ago

Hoti in Geneva: The issue of the missing must not depend on political will

Ministri për Punë Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare në detyrë, Andin Hoti ka bërë të ditur se gjatë një…

7 minutes ago

Maqedonci: Military education and cooperation with Turkey deepen the Kosovo-Turkey partnership

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar takim me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler, si…

7 minutes ago

Tim Cook Ends 15-Year Tenure as Apple CEO: Historic Successes and Challenges John Ternus Inherits

Pas 15 vitesh në krye të Apple, Tim Cook po i lë drejtimin e kompanisë John Ternus, duke i dorëzuar…

8 minutes ago