Këtë të shtunë po diskutohet gjerë e gjatë marrëdhënia mes Heidit dhe Romeos, a është një dashuri e vërtetë, apo të dy po e përdorin njëri-tjetrin në “kuadër të lojës” dhe po përpiqen ta shfrytëzojnë për t’i pëlqyer publikut dhe për të vijuar sa më gjatë në këtë program.
Ashtu si dhe “historia” e edicioneve të kaluara e ka treguar, se kush ka një lidhje brenda në shtëpi vijon qëndrimin më gjatë në këtë format, opinionistët e madje dhe banorët e shtëpisë janë shprehur se mos vallë dhe Heidi me Romeon po ndjekin të njëjtën skemë.
Por, Romeo nuk ka të njëjtëin mendim. Ai gjatë fjalës së tij tha se lidhja nuk do e ndihmonte aspak në këtë shtëpi, madje iu drejtua dhe me një pyetje opinionistëve dhe vetë moderatorit.
Ledion Liço iu kthye banorit duke i thënë se marrëdhëniet e dashurisë e ka ndihmuar të shkojë në finale vëllain e tij, Donaldin, madje edhe Luizin vitin e kaluar.
Por, sipas moderatorit këtë vit ka një ndryshim pasi Heidi është më aktive se vajzat, Kiara dhe Beatrixi.
Romeo: Unë kur kam hyrë në fillim në shtëpi, kur kam qenë në shtëpinë time, unë kam thënë bashkë me familjarët tim edhe me Donaldin që ka qenë pjese e këtij formati. Kam thënë që është shumë e pritshme që unë të lidhem, është e pritshme se njerëzit këtë presin nga unë. Si mund të më ndihmojë mua kjo gjë që të shkoj në finale, pyetje për ju?
Ledjoni: Siç ka ndihmuar fituesin e vjetshëm, siç ka ndihmuar finalistin e parvjetshëm dhe të tjera me radhë. A e di çfarë ndryshimi i vetëm me vjet dhe parvjet është se vjet dhe parvjet ato vajzat nuk kishin kaq opinione sa ka Heidi vjet
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…