showbiz

“Le nam”/ Për çfarë e kritikuan ndjekësit? Olta Gixhari u kthehet e revoltuar: Nuk e trajtoj veten si lopë

Aktorja e njohur Olta Gixhari, është përballur së fundmi me komente aspak të këndshme në një foto që ka publikuar në “Instagram”.

Në të ajo shfaqet sensuale, me bluzë të shkurtër.

Të lidhura

None found

Në përshkrimin e kësaj fotoje, ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, shkruan: “Shumë macchiato kam pirë këto kohë”.

Batutë e cila siç edhe ajo shprehet në një video mesazh është keqkuptuar nga ndjekësit dhe është ndjerë e fyer prej tyre.

Aktorja thotë se përshkrimi ishte në kontekstin e autoironisë, për të cilën ajo madje u shpreh se nuk kanë arritur ta kuptojnë as banorët e “BBV” në 100 ditë izolim.

Ndërsa shtoi se e gjitha ka qenë në kontekstin e batutës, pasi ajo kurrë nuk do ta përshkruante apo trajtonte veten si lopë dhe se i përgëzon nënat që ushqejnë të vegjlit e tyre me gji.

“Po marr shkas të bëj këtë video sepse kam lexuar disa nga komentet e disa grave, disa nënave që nuk më kanë pëlqyer aspak. Unë nuk kam qejf fare të shpjegoj batutën, se batuta po u shpjegua ç’u pa puna. Megjithatë vura re që fjalia që kam përdorur te fotot e fundit që kam postuar, që kam pirë shumë makiato këtë periudhë, një pjesë e mirë e juaja e kanë keqkuptuar. Sigurisht që nuk më çudit fare kjo gjë sepse autoironinë time disa prej jush nuk e kuptuan 100 ditë, nuk kanë si t’a kuptojnë në një fjali të vetme.

Ajo është një batutë dhe auroironike. Nuk ka të bëjë fare me makiation, me qumështin që mund të prodhoj unë, nuk ka lidhje me mjeljen. Madje kur e shkrova nuk më shkoi mendja absolutisht te ky konotacion që e keni menduar ju. Sepse nuk do ta trajtoja veten time kurrsesi si lopë. Nuk do të bëja një batutë humoristike për gjidhënien, për një proces kaq hyjnor. Aq më tepër unë që loboj që nënat nëse munden t’u japin gji fëmijëve të tyre, do të ishte shumë mirë. Nuk mund të bëj një batutë të pakëndshme për këtë”, shprehet Olta në videot e postuara në “Instastory”.

 

të fundit

Dosti Accuses Media of Ignoring Kosovo’s Achievements and Focusing on Eggs Thrown at Kurti

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si një pjesë e mediave shqiptare dhe kosovare po i…

28 minutes ago

Dosti akuzon mediat për heshtje ndaj arritjeve të Kosovës dhe fokus te vezët kundër Kurtit

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si një pjesë e mediave shqiptare dhe kosovare po i…

29 minutes ago

Horoskopi 12 Gusht 2026/ Cilat janë shenjat që favorizohen nga fati

Dashi E ardhmja e marrëdhënieve tuaja nuk është e qartë deri sa të qartësohet e kaluara. Nëse doni dhe ju…

2 hours ago

The end of her 27-year marriage to Ilir Meta, Monika Kryemadhi says bluntly: I’d rather be alone than wash other people’s underwear

Më shumë se një vit e vetme, pa një partner në krahë, i ka lënë Monika Kryemadhit të kuptojë se…

2 hours ago

Chelsea dhe Manchester Unitedi i thonë jo yllit të Arsenalit

Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë refuzuar mundësinë për të transferuar talentin e Arsenalit, Myles Lewis-Skelly, sipas The Telegraph.19-vjeçari raportohet se…

2 hours ago

24 Wildfires in One Day, Eight Remain Active

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri në të gjithë…

2 hours ago