showbiz

Lamtumirë në qiellin e engjëjve, më prit! Agron Llakaj bën dedikimin prekës për humbjen e bashkëshortes

Aktori Agron Llakaj ka njoftuar se bashkëshortja e tij Kostandina ka humbur jetën si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Në një postim në Instagram ai ka bërë një shkrim mjaft prekës për partneren e jetës së tij.

Të lidhura

None found

“Kostandina ime e shtrenjtë! Edhe pse t’i kam thënë shumë e shumë herë…,sot në lamtumirën tënde të fundit, dua që t’i kesh me vete. Kemi patur një rrugëtim të vështirë, të lodhur dhe me shumë sakrifica…,ëndërruam për një jetë të re dhe me shumë ambicie. E që unë të mbaroja shkollën e lartë të arteve, ti sakrifikove nga jeta jote ,rrite dy femijët..Alkidën dhe Enon.

Sa shumë ke sakrifikuar për Ne…,Ti ishe shtëpia, forca më e madhe që ne kishim ishe Ti. Kur vendosëm të vinim drejt Tiranës për një të ardhme më të mirë…,ishe po ti që krijove Tiranën( Itakën ) në mua. “Nuk do kthehemi mbrapa kurrë Agron..,beso në mua! Ne do t’ja dalim!” Dhe ashtu ndodhi.

Dhe ecëm e ecëm, u rritëm edhe ne bashke me femijët…,u bëmë dikushi, i buzëqeshëm kohës dhe viteve, të qenurit nënë e babë e pastaj gjyshër…,sa shume ëndrra…,por ja që jeta nuk është skenar i shkruar…, sëmundja e pabesë na e mbylli perden e skenës së jetës atëherë kur duhet ta shijonim më shumë.

Dhe e fundit Kostandina ime…,sot kam shume lot për ty, por di që, kur një artist largohet nga skena merr duartrokitjet me vete…,ti ishe gjysma ime më e mirë e njeriut dhe artit, dhe tani me largimin tënd nga skena unë e kërkoj një duartrokitje të madhe. Falemnderit Kostandina! Falemnderit GoNina!

Lamtumirë në qiellin e engjëjve aty ku shpirti yt i mirë e meriton! Më prit…,nuk di se kur, por ti do më presësh si përherë”, shkruan aktori.

 

të fundit

Jeton Sylaj kundërshton paraburgimin, Prokuroria evidenton gjashtë raste penale

Detaje të reja kanë dalë nga vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Jeton…

10 minutes ago

Carrick dhe Fernandes takohen për të shuar tensionet në Manchester United

Trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, dhe kapiteni Bruno Fernandes kanë zhvilluar një takim privat për të sqaruar mosmarrëveshjet e…

11 minutes ago

Erion Veliaj reagon pas transferimit në burgun e Fierit: Rrëmbim policor, nuk u njoha me aktin ligjor, nuk e kam dhënë pëlqimin dhe kundërshtova!

Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës drejt paraburgimit të Fierit. Në një deklaratë për shtyp, të datës 28 tetor 2026, Veliaj…

16 minutes ago

Arteta jep alarmin para Liverpoolit: Rice, Calafiori dhe Madueke në dyshim

Arsenali është përballur me një lajm të keq para përballjes së rëndësishme me Liverpoolin në Ligën Premier, pasi trajneri Mikel…

22 minutes ago

Revolta studentore kundër qeverisë/ Rama: Do të rri në krye të detyrës deri në fund të kontratës që kam me qytetarët!

Përmes një deklarate, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me protestat studentore, duke deklaruar se do të qëndrojë në…

24 minutes ago

Kryeministri Rama: Do dyfishohen pensionet, ja kur hyn ligji në fuqi

Këtë të mërkurë, gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama, ka komentuar protestën studentore dhe aktet e dhunës të regjistruara…

30 minutes ago