Vetëm pak ditë pasi festoi 18-vjetorin me stil, Lamine Yamal po bën bujë – këtë herë jo për arritje në fushën e futbollit, por për një lidhje të mundshme dashurie me këngëtaren e famshme argjentinase Nicki Nicole.
Sipas raportimeve në mediet rozë spanjolle, ylli i ri i Barcelonës dhe reperja e njohur janë parë bashkë pas festës luksoze të ditëlindjes së Yamal, ku Nicki Nicole ishte ndër të ftuarat speciale.
Por, sipas gazetarit të njohur Javi de Hoyos, lidhja e tyre ka shkuar përtej një takimi rastësor.
“Në festë kishte vetëm flirtim”, tregoi Hoyos. “Por disa javë më vonë, më 24 korrik, ata u panë bashkë në një beach club. U puthën dhe u larguan së bashku në orën katër të mëngjesit”.
Artistja 24-vjeçare, e njohur për hitet si “Wapo Traketero” dhe “Ella No Es Tuya”, nuk është e re në lidhjet me emra të njohur.
Vetëm pak muaj më parë ajo u përfol për një romancë me mesfushorin e Chelseat dhe Argjentinës, Enzo Fernandez, pak pasi ai u nda publikisht nga partnerja e tij e gjatë, Valentina Cervantes.
Enzo dhe Nicki u filmuan duke biseduar në një klub nate në Buenos Aires, ndërsa flirtet e tyre në rrjete sociale ndezën edhe më shumë thashethemet.
Megjithatë, ajo histori duket se është shuar – dhe tashmë vëmendja është e gjitha te Yamal.
GJKKO ka dënuar me burg avokatin Bardhi Koçi për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe…
Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Mirëmbrëma yje”, e moderuar nga Arbana Osmani.…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Anjeza Branka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë lajmin e trishtë të ndarjes nga…
Presidenti rus Vladimir Putin ka sulmuar sot udhëheqësit evropianë, duke i tallur ata si "derra të vegjël" dhe tha se…
Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka deklaruar se skandali i zbuluar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është…
SPAK dërgoi një ditë më parë kërkesën në Kuvend për heqjen e mandatit të Belinda Ballukut, me qëllim arrestimin e…