Aktori Drilon Hoxha, në një lidhjeje telefonike, në emisionin “Pardon My French”, ka zbuluar më shumë rreth projektit të tij të fundit kinematografik titulluar “Guxim”, ku ai vjen si skenarist e regjisor.
Ai zbuloi disa detaje nga Premiera Absolute, e cila do të mbahet më datë 5 Prill në Cineplexx TEG, por edhe shumë të pathëna të tjera.
I pyetur edhe për fenomenin e edicionit të tretë të “Big Brother Albania VIP”, se cilën nga aktoret aty ai mund ta kishte në një nga filmat e tij të radhës, ai u përgjigj:
“Po unë mendoj që Eglën. Nuk e di, por po ta vini re që kur qëndron Egla ka një lloj drame brenda”, tha ai.
Ai u shpreh se filmi i tij i fundit do të jetë komedi, por nuk dihet nëse ajo do të jetë si personazh aty apo jo.
Ndaj për ta mbyllur, Driloni tha: “Ju më thatë kë mendoni, nuk më thatë për kë rol t’i jap”.
Sa i përket sinopsit të këtij filmi, bëhet fjalë për një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh.
Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar, i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një çmim për t’u paguar.
Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin.
Dashi Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se në fund të janarit, Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese ndaj…
Grida Duma ka reaguar lidhur me akuzat e drejtuara ndaj saj nga disa figura brenda PD-së, sipas të cilave ajo…
Në Bruksel u mbajt sot samiti Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor ku në përfundim liderët e BE-së dhe të shteteve…
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri…
Një predhë mortaje e ushtrisë izraelite ka goditur një zonë banimi palestineze në qytetin e Gazës, këtë të mërkurë, duke…