showbiz

Kush janë pretendentët për të fituar Festivalin! Nga Era Istrefi, te Fifi, ja artistët që përfliten

Festivali i Këngës po afron dhe ka nisur me vrull lakimi i emrave më të njohur të skenës, por po përfliten këto orë edhe emra surprizë që rikthehen pas shumë vitesh. Mes aplikimeve që janë bërë publike tashmë, spikasin disa prej artistëve më të njohur si: Enis Neziri, Vedat Ademi, Fifi & Tiri, Erik Lloshi, Lorenc Hasrama dhe Lynx, Evi Reçi e Gerta Mahmutaj, apo Enxhi Nasufi, Sara Kapo e Kamela Islamaj, Alis Kallaci dhe Edmond Mancaku, Voltan Prodani dhe Sergio Hajdini etj..

Edhe pse vet ekipi i festivalit nuk ka publikuar një listë finale e zyrtare, emrat po qarkullojnë me shpejtësi. Këto ore po diskutohet edhe për një pjesëmarrje të mundshme të këngëtares nga Kosova, Era Istrefi, duke theksuar ambicien e saj për të prekur skenën e Eurovision-it. Korridoreve të ambienteve ku flitet për këtë garë të ethshme kanë nisur të lakohen që tani edhe emra potencialisht fitues, që njihen për balada të fuqishme të tyre, si Fifi apo Enis Neziri. A do të jenë këto dy artiste që do të luftojnë për çmimin e madh, apo lista e pretendentëve do të përmbyset, kjo mbetet për t’u parë, megjithatë vokali i këtyre emrave njihet për fuqinë dhe përqafimin nga publiku, bazuar edhe në pjesëmarrjen e tyre në kompeticione të tjera të mëdha.

Të lidhura

None found

Megjithatë, ajo që dimë nga informacionet jozyrtare është fakti i larmishmërisë së perfomancave dhe artistëve pjesëmarrës, rryma të ndryshme dhe deri te personazhe që eksperimentojnë në këtë fushë për herë të parë e që ngjallin kuriozitet te publiku. Ditët e fundit është përfolur gjerësisht emri i këngëtares së njohur Era Istrefi, e cila prej vitesh është një nga artistet shqiptare më të suksesshme në tregun ndërkombëtar. Zëra nga korridoret e RTSH-së tregojnë se Istrefi është tashmë në bisedime me organizatorët e festivalit, duke e bërë emrin e saj një nga më të përmendurit për këtë edicion.

Era Istrefi është e njohur për hitet e saj që kanë kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, duke mbledhur miliona klikime dhe duke fituar famë në shumë vende të botës. Një pjesëmarrje e saj në Festivalin e Këngës do të ishte një risi dhe një garë më e fortë për skenën shqiptare, ku publiku pret gjithnjë emra të mëdhenj dhe surpriza të veçanta. Deri sa Elhaida Dani dhe ekipi i saj të na tregojnë më shumë, ne do vazhdojmë të presim dhe diskutojmë me kërshëri gjithçka thuhet “lart e poshtë” për festivalin e fundvitit.

të fundit

Audi A2 E-Tron mund të përdoret edhe për furnizimin me energji të shtëpisë

Audi ka prezantuar një funksion të ri për modelin kompakt elektrik A2 E-Tron, duke mundësuar që bateria e automjetit të…

11 minutes ago

Interior Ministry: 19-year-old from Koçani recorded a young woman without her consent and threatened to publish the footage

Padi penale për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të regjistrimeve të personave të tjerë me përmbajtje eksplicite seksuale janë ngritur kundër…

16 minutes ago

Session adjourned after about 12 hours due to lack of quorum, with no vote on energy resolution or draft law on the Specialist Chambers

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë vazhdimin e seancës së sotme për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm…

16 minutes ago

Kurti: Kosovo has met the requirements for EU candidate status

Media franceze FRANCE 24 ka në intervistë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shtet që shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe…

16 minutes ago

US suspends flights nationwide after air traffic control communications failure

Autoritetet e aviacionit në Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar pezullimin e fluturimeve në të gjithë vendin, pas një problemi komunikimi…

17 minutes ago

Trump pritet të takohet me Xi dhe Putin në Kinë, në fokus kontrolli i armëve bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin,…

17 minutes ago