Sezoni i dytë show-t televiziv “Ferma VIP”, do të nisë javën e ardhshme. Mes shumë emrave që përfliten se do të jenë pjesë e këtij formati, burime të sigurta për Anabel, na kanë zbuluar dy fermerët e parë që do t’i bashkohen fermës.
Këngëtarja Enca Haxhiu, bëhet e ditur se do të jetë pjesë e “Ferma VIP”, pas një shkëputjeje nga televizioni dhe jeta artistike.
None found
Po ashtu, edhe reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, do t’i bashkohet kastit të fermerëve.
Gjithashtu, në median rozë janë aluduar edhe për personazhe të tjerë publik që do të jenë fermerët e këtij edicionit të “Ferma VIP”, ku është aluduar për Alba Pollozhanin, Big Bastën, Frederik Ndocin, Erand Sojlin dhe Olsi Bylykun.
Po ashtu, është përfolur edhe emri i Rovena Dilos, e cila e pyetur në “Uëtëfë show” për vërtetësinë e këtij aludimi, ajo u përgjigj se “nuk kishte koment”, ama po planifikonte disa gjëra të reja të cilat do të publikoheshin së shpejti.
Ndërkohë, më herët është zbuluar se moderatore e këtij edicioni do të jetë Luana Vjollca, ndonëse Fjoralba Ponari theksoi se do të ishte ajo në natën finale të sezonit të parë.
“Ferma VIP” është një program reality që mbledh në këtë rast personazhe të njohur për publikun shqiptar, duke i sprovuar ata në situata të ndryshme që përfshijnë sfida nga të jetuarit në fermë dhe jo vetëm.
Fituesi i reality-t, që zgjat 100 ditë, merr një çmim prej 100 mijë eurosh. Fituesi i edicionit të kaluar dhe të parë ishte Dijonis Biba dhe shfaqja moderohej nga Fjoralba Ponari.
Gjatë protestave studentore të zhvilluara para Kryeministrisë, është vënë re një dron që dyshohet se përdorej për të hedhur gaz…
Arsenali ka nisur lëvizjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian Endrick nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas…
Pas tensioneve para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugën “Myslym Shyri”, ku kanë bllokuar qarkullimin duke vendosur kosha mbeturinash në…
Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e…
Formacionet zyrtare të derbit gjerman mes Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit janë publikuar, me të dy skuadrat që kanë zbuluar…
Tensionohet situata te Kryeministria. Hidhet gaz lotsjellës me intensitet. Forca të shumta policie janë vendosur në gatishmëri në protestën te…