Janë zbuluar emrat e katër finalistëve të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova. Transgjinorja e famshme nga Suhareka, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, Edona James, ishte e para nga konkurrentët që iu përmend emri si finaliste.
I dyti që siguroi një biletë për në finale ishte këngëtari rugovas, Blerando Lajçi.
None found
Në javët e para të spektaklit, ai kishte përfunduar në listën e më pak të votuarve, por që strategjitë dhe simpatia e publikut, i siguruan atij një rrugëtim të suksesshëm deri në finale.
Banori i tretë që u kualifikua në finalen e madhe të 2 shkurtit, ishte Lumbardh Salihu, i cili gjithashtu ka qenë një prej konkurrentëve më të fortë të këtij edicioni.
Ndërsa e fundit që iu përmend emri ishte konkurrentja nga Shqipëria, Shqipe Hysenaj.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, ajo është shquar për debate të forta dhe një lojë mjaft interesante.
Jashtë finales së madhe mbetën dy çiftet Adri dhe Iliriana, dhe Ardi dhe Mirdoni, si dhe konkurrentja e eleminuar më herët gjatë mbrëmjes, Santiana Maloku.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Fazli Greiçevcin dhe Cen Dugollin, të vrarë më 17 gusht në…
Ka nisur protesta e 79 kundër qeverisë. Qytetarët kanë nisur organizimin në sheshin “Skënderbej”, ku më pas pritet të marshojnë…
Gjatë natës së kaluar, përkatësisht nga 16 deri më 17 gusht 2026, në periudhën nga ora 23:00 deri në 05:00,…
Një aksident i frikshëm është shënuar në dalje të qytetit të Prizrenit, në rrugën për Kukësin. Një automjet me targa…
Një 33-vjeçar me origjinë nga Eritrea, Brooke Dessallier, është shpallur fajtor për përdhunimin e një të moshuare jashtë një kishe…
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ueb-faqja konsumatori.rks-gov.net është bërë cak i një sulmi kibernetik. Sipas njoftimit të...…