Janë zbuluar emrat e katër finalistëve të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova. Transgjinorja e famshme nga Suhareka, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, Edona James, ishte e para nga konkurrentët që iu përmend emri si finaliste.
I dyti që siguroi një biletë për në finale ishte këngëtari rugovas, Blerando Lajçi.
Në javët e para të spektaklit, ai kishte përfunduar në listën e më pak të votuarve, por që strategjitë dhe simpatia e publikut, i siguruan atij një rrugëtim të suksesshëm deri në finale.
Banori i tretë që u kualifikua në finalen e madhe të 2 shkurtit, ishte Lumbardh Salihu, i cili gjithashtu ka qenë një prej konkurrentëve më të fortë të këtij edicioni.
Ndërsa e fundit që iu përmend emri ishte konkurrentja nga Shqipëria, Shqipe Hysenaj.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, ajo është shquar për debate të forta dhe një lojë mjaft interesante.
Jashtë finales së madhe mbetën dy çiftet Adri dhe Iliriana, dhe Ardi dhe Mirdoni, si dhe konkurrentja e eleminuar më herët gjatë mbrëmjes, Santiana Maloku.
Mbrëmjen e djeshme, shtëpisë së Big Brother VIP Albania iu bashkua një tjetër personazh: Dj.Gimbo (Gëzim Blakaj). Ai hyn në…
Në Shqipëri, Partia Demokratike po bën thirrje për një rikthim në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe…
Moderatorja e njohur Bora Zemani është e ftuara e radhës në podcast-in e Grida Dumës, dhe promoja e publikuar së…
Në përvjetorin e 15-të të krimit shtetëror të 21 janarit, kryeministri Rama tha se mbetet një përvjetor i trishtë dhe…
Një zjarr përfshiu në orët e vona të natës një lokal pranë urës së Dajlanit në Durrës. Lokali nuk ishte…
Kryeministri Edi Rama tha në podcastin “Flasim” se ftesa për përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes u mirëprit, u…