showbiz

Kush është vajza misterioze që i ka rrëmbyer zemrën Romeo Veshajt pas ndarjes me Heidi Bacin

Ka përfunduar pa shumë bujë historia e dashurisë mes Romeos dhe Heidit. Çifti është ndarë në gusht, çfarë solli edhe largimin e ish-finalistes së “Big Brother” nga Shqipëria, disa muaj pasi tashmë jetonte e vetme në Tiranë.

Sot, jeta e Heidit e ka lënë pas famën dhe lidhjen e dështuar, për t’u rikthyer sërish në Itali, aty ku edhe e pret familja e saj. Por teksa Heidi ka lënë pas gjithçka ka ndodhur në vitin e fundit me të, Romeo duket se ia ka nisur nga aty ku edhe la.

Të lidhura

None found

Ishte fillimi i tetorit, kur edhe Panorama shkroi për një flirt të ri që aktori kishte nisur. E tashmë, kur kanë kaluar më shumë sesa një muaj, miqtë pranë tij zbulojnë se lidhja që fillimisht përflitej si thashetheme, tashmë është konfirmuar.

Të shumtë janë njerëzit që e kanë parë tashmë Romeon në shoqëri të vajzës brune që gjithnjë e më shpesh po shfaqet krah tij.

Fillimisht, miqtë e afërt të tij ishin skeptik rreth fatit që kjo histori do të kishte. Por kur kanë kaluar disa javë, partnerja e re e Romeos, e shoqëron kudo artistin. Ndonëse deri më tani, çifti i ri nuk ka dalë ende hapur, të shumtë janë ata që e kanë marrë vesh për këtë histori.

Ditët e fundit, çifti ka qenë edhe në zonën e ish-Bllokut, ku vëllai i Romeos, ka edhe një biznes. Nën shoqërinë e miqve të përbashkët, çifti ka qëndruar në një nga baret e njohura në qytet, por pa dhënë shumë skena, si për të mos u zbuluar.

Vajza në fjalë, nuk është e famshme, por ka shumë miq në fushën e showbizzit, ndaj edhe në një nga këto evente, ajo është njohur me Romeon, pak ditë pasi historia ishte mbyllur. Rrethi i ngushtë i Romeos, bën me dije se nuk e dinë kohën fiks kur ai dhe Heidi u ndanë, por dinë se në fillim të shtatorit, kur Romeo iu rikthye netëve live si këngëtar, partnerja e tij e shoqëronte.

Ish-banorja e “BBV” Heidi Baçi, së fundmi ka fshirë të gjitha fotot me aktorin Romeo Veshajn nga profili i saj “Instagram”, duke konfirmuar kështu zërat për ndarjen mes çiftit. Jo vetëm postimet me aktorin, por Heidi ka fshirë edhe Story të momenteve të tyre, të cilat moderatorja i mbante në profilin e saj. Ishte Heidi ajo e cila vendosi të lërë gjithçka që po ndërtonte në lidhje me karrierën në Shqipëri, duke iu rikthyer Italisë.

Mirëpo ajo që vëmë re në “Story-n” e fundit të Romeos, është një video në të cilën ai shfaqet i prekur dhe këndon një këngë e cila thotë “Çfarë po bën ku je duke shkuar zemër”.

Zërat për një ndarje u vulosën edhe më tej, kur Romeo u shfaq në një dasmë, në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, por Heidi mungonte. Ishte pikërisht kjo prova që fansat po prisnin, për të konfirmuar se dyshja e dashur, tashmë i ka dhënë fund.

Ishte fillimi i shtatorit, kur dhe vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre, çfarë nxori në pah edhe krisjen mes dyshes. Në 29 vjetorin e lindjes së tyre, të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë. Por Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën u njoh brenda shtëpisë së “Big-Brother Vip”, nuk u pa ta uronte moderatorin në rrjetet sociale.

Kjo ngriti dyshimet se çifti i njohur ndoshta po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre. Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë kanë qenë më aktiv dhe të pandarë në profilet e tyre. Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore./ PanoramaPlus

të fundit

Top Secret 2” and Serbia’s “war” to strike at the Republic from within

Prof. Dr. Fadil MALOKU Ditëve të fundit, në sferën mediatike, por edhe në atë (jo)publike, po bëhet një “xhurullti” e…

4 hours ago

“Top Secret 2” dhe “lufta” e Serbisë për ta goditur Republikën nga brenda

Prof. Dr. Fadil MALOKU Ditëve të fundit, në sferën mediatike, por edhe në atë (jo)publike, po bëhet një “xhurullti” e…

5 hours ago

Iceland Says “No” to the EU / Brussels Responds After Referendum: We Respect Your Choice; You Remain a Close Partner

Komisioni Evropian ka mbajtur një qëndrim të përmbajtur pas dështimit të referendumit në Islandë, ku 52.8% e qytetarëve votuan kundër…

5 hours ago

If He Knew Sheholli Was a Spy, Why Did Milaim Zeka Accept the Materials and the Money?

Milaim Zeka thotë se ishte e ditur se Fatmir Sheholli ishte spiun. Megjithatë, aktakuza e Prokurorisë Speciale përshkruan se pikërisht…

5 hours ago

Georgievski: Official history concealed partisan massacres of opponents

Ish-kryeministri Ljubço Georgievski, në deklaratën e tij më të fundit, ka hapur një temë kontroverse që lidhet me historiografinë jugosllave…

5 hours ago

Leboeuf këshillon Barcelonën dhe Arsenalin të synojnë Osimhenin në vend të Alvarezit

Legjenda e Francës, Frank Leboeuf, ka vënë në pikëpyetje interesimin e Barcelonës për Julian Alvarezin, duke sugjeruar që klubi katalunas…

5 hours ago