Vështirësitë financiare i kalojnë të gjithë, e madje edhe personazhet e famshëm që i shohim në ekran të qeshur.
Një prej tyre është aktori Visjan Ukcenaj, i cili për “Bordo” ka bërë një rrëfim tejet të çiltër e të ndjerë për periudhën më të vështirë të jetës së tij sa i përket anës financiare. Ai ka treguar se kur partnerja Jona ishte në pritje të ëmbël situata ekonomike në shtëpi ishte në gjendje të mjerueshme.
PYETJA– Keni mbetur ndonjëherë pa asnjë lek në xhep? Në një situatë kur lekët duheshin?
Visjani– Periudha më e vështirë e jetës time, sa i përket anës financiare për mua është viti 2018 kur ne patëm një tranzicion pasi u shkëputëm nga Vizion Plus në Tv Klan. Duke qenë se ishim në pritje të djalit, sapo kishim marrë një shtëpi më të madhe dhe ajo ka qenë në kuptimin e vërtetë të fjalës periudha kur mbetëm pa ‘kokërr leku në xhep’. Bashkë me Jonën, e cila ishte shtatzënë kërkonim nëpër xhepa pantallonash nëse ka mbetur ndonjë lek, dhe ajo ka qenë vera më e vështirë në jetën time dhe e vetmja që ne nuk kemi bërë asnjë ditë plazh nga mungesa e parave. Nuk kemi dalë fare nga shtëpia për disa javë me radhë. Natyra ime sedërlie nuk më linte të kërkoja ndihmë apo hua as nga familja ime…
Pyetja– Si ja dolët?
Visjani– Ja dolëm me shumë krenari, pa ja shtrirë dorën askujt duke u mbështetur vetëm tek njëri tjetri, duke kursyer frikshëm edhe 100 lekshin për 3 muajt e asaj vere. Si me magji kur lindi im bir në shtator, çdo gjë nisi të ndryshojë me rrogat dhe me të ardhurat tona në familje. Ardhja e Divinit në jetën tonë përpos mbushjes shpirtërore solli si me magji begatinë që na kishte munguar aq shumë së fundmi.
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka folur për takimet me demokratët, tur i nisur…
Ndarja e moderatores Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, këtë herë për…
Administratori i një lokali në Tiranë është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se organizonte lojëra fati. Sipas policisë, 37 vjeçari,…
Pas dorëheqjes së Shkëlqim Hajdarit, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përcakton rregullat dhe procedurat për…
Sulmuesi i kombëtares shqiptare Rei Manaj është gati të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. Burime pranë…
Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,…