showbiz

“Kur flas unë, ti hesht” – si e poshtëroi Hilaria bashkëshortin Alec Baldwin përpara të gjithëve (VIDEO)

Hilaria Baldwin ka folur për mediat për mundësinë që TLC të xhironte një sezon të dytë të reality show-t të tyre “The Baldwins”, dhe në një moment ajo poshtëroi bashkëshortin e saj Alec Baldwin.

Prezantuesi pyeti nëse shikuesit mund të prisnin një sezon të dytë të emisionit dhe në atë moment Alec ndërhyri dhe tha me shaka se ishte “The Hilaria Show”, duke aluduar se gruaja e tij ishte ylli kryesor i emisionit.

“Unë mendoj se do të shohim, e dini, do të shohim se si do të reagojë publiku”, tha Hilaria dhe më pas Alec shtoi: “Do të jetë shumë mirë. Ju jeni fituesja”.

Mirëpo, kjo deklaratë duket se nuk i ka pëlqyer bashkëshortes së tij, e cila ka reaguar befas dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë.

Hilaria u kthye nga i shoqi dhe i tha:“Kur flas unë, ti hesht”. Aktori ka mundur t’i kërkojë vetëm falje dhe ajo ka përsëritur duke ngritur duart lart: “Kur flas, ti hesht”.

Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ajo u kthye nga mikrofoni dhe tha me shaka: “Pra, thjesht do të na duhet ta heqim atë nga emisioni”.

të fundit

Bllokohet spitali privat në Tiranë që përdorte ilaçe të skaduara, 1 mln euro evazion, arrestohet bashkadiministratori shqiptar, arratiset turku bashkë me një femër tjetër (VIDEO)

Këtë të enjte, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bilanci”, Policia e Tiranës, ka njoftuar se është zbuluar një…

7 minutes ago

Drafti për Kodin e ri Penal/ Ulsi Manja: Roli i ministrisë është ai i porositësit, do ta përmbushim detyrën derisa të hyjë në procedurën parlamentare

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, theksoi se Ministria qe ai drejton është institucioni që ka porositur hartimin e drafti te…

26 minutes ago

Tabloidi britanik ‘The Sun’ i kushton artikull shqiptares Eva Murati: Prezantuesja sportive dukej spektakolare në Festivalin e Filmit në Venecia

Bukuroshja shqiptare Eva Murati ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare me paraqitjen e saj në Festivalin e 82-të të Filmit…

27 minutes ago

AKSHI pezullon tenderin 5 milionë euro të internetit

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka pezulluar tenderin me vlerë 5 milionë euro për ofrimin e shërbimit të…

40 minutes ago

Ç’po ndodh me Super Bowl? Edhe Cardi B refuzon të performojë

Cardi B i bashkohet listës së artistëve që kanë refuzuar të performojnë në shfaqjen e pushimit të Super Bowl ,…

50 minutes ago

Aksidenti tragjik me tramvaj, Portugalia shpall sot ditë zie kombëtare

Ditën e sotme, Portugalia e ka shpallur ditë zie kombëtare, pasi një teleferik i Lisbonës doli nga shinat në një…

54 minutes ago