Pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 3, tensionet mes dy finalistëve, Drilonit dhe Xhenetës, nuk kanë mbetur brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Kosovë. Përkundrazi, konflikti mes tyre ka marrë përmasa publike dhe ligjore. Gjithçka nisi kur Xheneta publikoi disa biseda private, që sipas saj, zbulojnë anën e vërtetë të Drilonit, një version krejt ndryshe nga ai që publiku kishte parë gjatë spektaklit.
Teksa aty fliste me përbuzje për Xhenetën, përtej Bigut, ai i kërkonte me ngulm të takoheshin. Driloni paralajmëroi masa ligjore, teksa me ironi, u kthye tek gishti i mesit pasi videot u hoqën nga Xheneta.
Kjo e fundit ka reaguar ashpër dhe me tone ironike ndaj Drilonit, duke e quajtur atë një “fitues të shpikur” që u përball me “realitetin prej letre”. Në një postim në Instagram, ajo ka publikuar një mesazh thumbues, ku sqaron se personi në fjalë kishte dhënë vetë pëlqimin për publikimin dhe se ankesa për shkelje të privatësisë është hedhur poshtë nga institucioni zyrtar përkatës.
“Nuk ka shkelje. Nuk ka hetim. Rasti? Pa bazë”, citohet të ketë thënë institucioni.
Fetahu shton se ai që nuk kishte çfarë të thoshte, e mbushi skenën me “drama plastike”, duke iu referuar një gjesti provokues me një gisht të mesit prej plastike gjatë spektaklit. Në fund, ajo nuk kursen ironinë duke pyetur: “Athua gishtin ku do ta fusë sonte?”
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney konfirmoi se Presidenti Trump do të marrë pjesë në takimin e G7 në Kananaskis, Alberta…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmjen e sotme është i ftuar në Report Tv, për të folur rreth fushatës elektorale…
Sipas sinoptikanes Tanja Porja, mbetemi në kushtet e motit të paqëndrueshem edhe për 5 ditët në vijim, nga e mërkura…
Kreu i PD-së Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në Durrës për takimin përmbyllës elektoral në këtë qytet para zgjedhjeve…
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim elektoral në Durrës. Berisha bëri një paralajmërim për krimin…
Uniformat blu kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim një person i cili dyshohet se dhunoi për shkak të detyrës një…