Categories: showbiz

“Ku i merr lekët, çfarë pune bën?”, Tea Trifoni tallet me pyetjen e ndjekësit (FOTO LAJM)

Një ndër emrat më të komentuar në mediat rozë dhe rrjetet sociale nga “Për’puthen”, është ai i Tea Trifonit. Ajo u pëlqye shumë nga publiku i emisionit për thjeshtësinë e saj, për çiltërsinë e saj.

Madje publiku u dashurua pas çiftit që u duk se po krijohej, Andi dhe Tea, të cilët edhe dolën bashkë nga programi. Por më pas doli se e vërteta ishte krejt ndryshe, pasi Trifoni në fakt ishte e lidhur me një tjetër konkurrent të “Për’puthen”, Beartin.

Kur publiku kuptoi se ata i kishin mashtruar, nisën ofendimet e madje edhe kërcënimet ndaj saj. Por edhe lidhja e tyre nuk zgjati shumë, pasi pas pak muajsh u zbulua se ata ishin ndarë.

Tani, Tea është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku poston foto të shumta dhe herë pas here bashkëbisedon me ndjekësit e saj të shumtë. E kështu ka bërë edhe një ditë më parë.

Pyetjet mund të kenë qenë të shumta për Trifonin, por ajo u ka kthyer shumë pak përgjigje. Teksa dikush e ka pyetur se ku i merr lekët, çfarë pune bën, ajo është përgjigjur në mënyrë epike.

“Mbledh ullinj në Greqi në sezon, zoti llogarita”, i shkruan ish-konkurrentja e reality show-t ndjekësit të saj.

të fundit

Kurti konfirmon përgjimet ilegale të takimeve në Bruksel nga zyrtarë të lartë serbë: Qasje sabotuese për dialogun nga ana e Serbisë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka konfirmuar përgjimet e kryera nga zyrtarë të lartë serbë brenda takimeve në Bruksel në…

4 hours ago

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, por jo vetëm! SPAK përfundon hetimet, çon në gjyq vëllain e deputetit të PS-së

Vëllai i deputetit socialist Eduard Ndreca, Armando Ndreca, është dërguar në gjyq nga SPAK, pas përfundimit të hetimeve, pas akuzave…

5 hours ago

Përfshihet nga flakët automjeti zjarrfikës në Malësi të Madhe, nuk raportohen të lënduar

Një automjet zjarrfikës është përfshirë nga flakët gjatë një operacioni për shuarjen e një zjarri në fshatin Jaran, njësia administrative…

6 hours ago

Tronditëse, prindërit kapin prej flokësh vajzën në Korçë, procedohen nga policia

Pamje shqetësuese kanë qarkulluar në rrjetet sociale duke nxitur reagime të forta. Pamjet, të filmuara në qytetin e Korçës, tregojnë…

6 hours ago

Ndihmat nuk mundin urinë/ Gaza, turmat e njerëzve presin në rrugë kamionët e OKB

Edhe pse bllokada izraelite u lehtësua për të paktën 10 orë në ditë dhe disa vende po hedhin ndihma nga…

6 hours ago

ANSA: Pas vendimit të GJEND, Qendrat në Shqipëri do të vazhdojnë të funksionojnë si CPR

Qendrat e ngritura nga Italia në Shqipëri do të vazhdojnë të funksionojnë si Qendër për Mbrojtjen e të Dhënave Personale…

6 hours ago