Categories: showbiz

Kryemadhi vlerëson politikanët si banorë të Big Brother: Meta strateg, Rama intrigant dhe Basha i shpëton nominimit

Monika Kryemadhi, e cila ishte pjesë e Big Brother VIP 5 në rolin e opinionistes, tërhoqi vëmendjen me komentet e saj gjatë programit.

Në një intervistë për “Pushime On Top”, ajo foli për politikanët shqiptarë dhe për rolet që, sipas saj, do të merrnin nëse do të bëheshin pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kryemadhi tha gjithashtu se do të dëshironte të shihte Zegjinenë në këtë format.

Të lidhura

None found

“Fizionomia e politikanit ka ndryshuar. Ai nuk është më figura që shfaqet si shtetar dhe merr vendime në funksion të sovranitetit të vendit. Sot politikani është kthyer në tregtar. Nuk di çfarë të them, por do të kisha qejf të shihja njëherë Zegjinenë në Big Brother, sepse, pavarësisht sulmeve që kemi, ajo ka zgjedhur të rreshtohet përpara diçkaje në të cilën as vetë nuk është e bindur”, u shpreh ajo.

Për rolin e strategut të shtëpisë, Kryemadhi përmendi Ilir Metën, pavarësisht marrëdhënieve personale me të. Sipas saj, Meta ka pasur një objektiv të qartë, funksionimin e një strukture shtetërore, dhe ka qenë shumë i aftë në “lojën e shahut” që ndërtonte, edhe pse një strukturë e tillë nuk mund të ekzistojë.

Edi Rama, sipas saj, do të ishte intriganti i shtëpisë. “Ua fut të gjithëve, por një ditë do ta hajë vetë”, tha Kryemadhi.

Sa i përket mbretit të shtëpisë, ajo deklaroi se Shqipëria nuk ka një të tillë. “Edhe në kohën e Skënderbeut kemi qenë me principata”, u shpreh ajo.

Protagonist të kamerave Kryemadhi cilësoi Sali Berishën, duke theksuar se ai vazhdon të jetë i tillë edhe për moshën që ka. Ajo tha se e kishte lënë pa fjalë deklarata e tij e fundit për një maternitet në SPAK, duke e konsideruar një ide shumë të lartë, që nuk do t’i shkonte ndërmend as një 20-vjeçari.

Pyetjes se kush do t’i shpëtonte nominimit, ajo iu përgjigj me emrin e Lul Bashës.

Për banorin më impulsiv, Kryemadhi tha se njerëzit impulsivë janë përgjithësisht shpirtmirë, por shtoi se nuk shihte ndonjë të tillë në politikë. Megjithatë, ajo përmendi Erion Braçen.

Niko Peleshi, sipas saj, do të ishte paqebërësi, ndërsa Damian Gjiknuri do të merrte rolin e lojtarit të heshtur.

të fundit

Seanca plenare, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë shpjegime për situatën e rëndë në SHISH

Partia Demokratike, kërkon ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare të Kuvendit të 24 shtatorit, duke kërkuar që në…

6 minutes ago

Detaje të reja nga video e flamurit të djegur në Maqedoni, adoleshenti nga Tetova ndalohet nga autoritetet

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë – Njësia për Krim Kompjuterik, në koordinim me Sektorin për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë…

9 minutes ago

Zbritje e ndjeshme e viktimave në rrugë: 34 jetë më pak të humbura dhe 863 të lënduar më pak në 8 muajt e parë të 2026-shit

MPB në një njoftim thekson se siguria në rrugë nuk matet vetëm përmes numrit të sanksioneve të shqiptuara, por mbi…

10 minutes ago

Arrest shtëpiak për Vlora Hysenin/ Le Monde: Goditje e rëndë për qeverinë Rama, e tronditur nga skandalet e korrupsionit

Le Monde Në Shqipëri, kreu i shërbimeve të inteligjencës është nën arrest shtëpiak në lidhje me një skandal korrupsioni. Vlora…

15 minutes ago

Ramadani akuzon Serbinë për organizimin dhe paralajmërimin e sulmit në Banjskë, Vuçiq dhe Vulin janë përgjegjësit

‘Sulmin në Banjskë e organizoi Serbia dhe e paralajmëroi atë’. Kështu thotë deputeti i Aleancës, Burim Ramadani në një status…

20 minutes ago

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Këtë të enjte, ka nisur protesta e thirrur paraditen në ditën e 117 radhazi. Raportohet se dy persona janë shoqëruar…

22 minutes ago