Pas një periudhe ndryshimeve në karrierën e saj, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, ka zyrtarizuar bashkëpunimin me shtëpinë e re diskografike.
Artistja tashmë do të jetë nën menaxhimin e Elsamed Senaj, duke paralajmëruar projekte të mëdha që pritet të lançohen së shpejti.
None found
Përmes një postimi në rrjetet sociale, u bë e ditur se dyshja është gati për të thyer rekorde të reja. Ky kalim vjen pas një periudhe suksesi ku Xhensila ishte nën menaxhimin e Faton Shoshit, bashkëpunim ky që nisi vitin e kaluar dhe solli projekte të shumta në tregun muzikor.
Lajmi është pritur me shumë interes nga fansat, të cilët e konsiderojnë këtë lëvizje si një “rikthim zyrtar” të Xhensilës në krye të industrisë.
Postimi me mbishkrimin “Nga sot rikthehemi zyrtarisht, me mbretëreshën”, konfirmon se këngëtarja po punon intensivisht për projekte të reja që do të mbajnë vulën e menaxhimit të saj të ri. Kujtojmë këtu që Fatoni është menaxheri dhe i Ledrit, partnerit të Xhensilës.
Kjo shkëputje nga menaxhimi i tij nënkupton një krizë në raportin me ish-menaxherin e saj. Nuk e dimë nëse kjo krisje përkthehet edhe në raportin që Xhensila ka me Ledrin, por ajo që dimë me siguri është fakti se tashmë dy artistët nuk do t’i shohim edhe aq shpesh bashkë në koncerte, për shkak të ndryshimeve që ajo ka bërë në skuadrën e saj të menaxhimit.
Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa rreth 77…
Këngëtari Labinot Rexha ka reaguar publikisht pas deklaratave të tij lidhur me martesën e Sara Gjordenit dhe Bardhit, të bëra…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku ka folur…
Dean KlafuriçPas barazimit të “bardhë” me Vorën në javën e 12-të të Abissnet Superiores, 0 - 0, trajneri i Tiranës,…
Qeveria e Republikës së Kosovës ka kujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit. Në një njoftim për media, ekzekutivi kosovar ka…
Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti, u takuan me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.Sipas…