showbiz

Krizë mes çiftit? Roza Lati dhe Xhonatani i japin fund romancës, detajet që nxitën dyshimet për fundin e marrëdhënies së tyre

Prej disa muajsh, Roza Lati dhe Xhonatan Islami, ishin ndër çiftet më simpatike të “showbizz”-it tonë.

Dyshja, e cila fillimisht e mbajtën të fshehtë këtë raport, më pas nisën të postonin foto së bashku, duke na zbuluar se mes tyre kishte një dashuri të fortë.

Për shumë muaj me radhë, në rrjetet e tyre sociale, fotot e të dyve ‘ëmbëltuan’ “Instagram”-in.

Por sot, nëse u hedhim një sy, këto postime mungojnë. Në profilin e Rozës ka mbetur vetëm një foto me Xhonatanin, ku ai shfaqet me kurriz mbi një varkë, bashkë me miqtë e tyre.

Ndërkohë që të gjitha postimet e tjera janë larguar. Po e njëjta është tabloja edhe te profili i Xhonatanit.

Nuk e dimë, nëse këto foto të hequra, janë sinjal i ndonjë krisjeje të çifti, një sherr i zakonshëm, apo fotot janë larguar për ndonjë arsye tjetër.

Sakaq, të dy vijojnë të ndiqen në rrjetet sociale, duke na zbuluar kështu pa dashje, se ndoshta mes tyre nuk bëhet fjalë për një ndarje.

Kujtojmë se përgjatë gjithë verës, çifti është parë së bashku në jug, ku Xhonatan ka qenë i zënë me sezonin turistik, teksa Roza e ka shoqëruar, për 3 muaj me radhë.

Moderatorja e njohur Roza Lati prej disa kohësh ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me Xhonatan Islamin.

Shpesh ata ndajnë në rrjetet e tyre sociale momente të ëmbla pranë njëritjetrit. Mirëpo së fundmi Roza e ftuar në një intervistë ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tyre teksa ka heksuar se mes tyre ka shumë dashuri.

“Unë Xhonatanin e gjeta në det. Shpirtrat binjakë gjejnë njëritjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëri-tjetrin”, – u shpreh ajo.

Megjithatë, e pyetur për plane për martesë moderatorja theksoi se në këtë fazë të marrëdhënies ata nuk janë duke menduar për këtë.

“Për martesën është shumë herët për të folur, me rëndësi është se ka shumë dashni”, – tha Roza.

Në një seri përgjigjesh për ndjekësit në “Instagram”, Roza ka treguar se po përjeton një periudhë të qetë dhe të bukur në jetë.

Ajo ka deklaruar se ka gjetur “njeriun e duhur” dhe se marrëdhënia e saj me Xhonatanin, i cili është 8 vjet më i ri, është një burim lumturie dhe harmoni.

Në lidhje me pyetjet rreth mundësisë së një shtatzënie apo krijimit të familjes, Roza është përgjigjur, duke theksuar se ata janë të fokusuar në të tashmen dhe po jetojnë çdo moment pa presion.

Ndryshimet në rrjetet e tyre sociale, janë vënë re menjëherë pas kthimit të tyre nga jugu. Ne jemi gjithë sy e vesh për të zbuluar ndonjë detaj më shumë rreth raportit të këtij çifti.

të fundit

Ndarja nga jeta e vëllait të Gjestit, G Bani paralajmëron Jozin: Nuk e këshilloj të shkojë tek varrimi

Mesazhet dhe ngushëllimet e shumta nga personazhe publike kanë treguar mbështetje dhe solidaritet për Gjestin që ditën e djeshme humbi…

4 minutes ago

“Kërcet” arma në Tiranë, degjeneron sherri brenda familjes, një person qëllon burrin e motrës

Të shtëna me armë zjarri raportohet pasditen e së shtunës në zonën e Kombinatit në Tiranë. Burimet mediatike bëjnë me…

9 minutes ago

Zgjidhet kryetarja e re e Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë (EMRI)

Avokatja Joana Qeleshi, është zgjedhur në krye të Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë. Lajmi raportohet nga mediat, duke iu…

28 minutes ago

Zbuloni shenjat e horoskopit që do të kenë ndryshime pozitive në muajin tetor

Tetori vjen me ndryshime pozitive për disa shenja të horoskopit. Sipas parashikimeve astrologjike, 3 shenja do të përjetojnë një periudhë…

53 minutes ago

Zjarri shkrumbon stanin e bagëtive në Gjirokastër (VIDEO)

Mesditën e sotme rreth orës 13.10, një vatër zjarri ka djegur plotësisht një stan bagëtish në fshatin Mashkullorë, ku është…

1 hour ago

Drejtuesit dorëzohen, klubi i Premier Ligë shkarkon trajnerin që i besonte Brojës

Uest Hem ka vendosur të shkarkojë trajnerin Graham Poter. Ky i fundit nuk po bënte aspak mirë me skuadrën e…

2 hours ago