showbiz

Kriset miqësia mes Danjës dhe Eglit, çfarë i ktheu dy banoret nga shoqe në armike

Raporti mes Danjës dhe Eglit duket se është krisur në dy ditët e fundit, me dy banorët që përpara disa kohësh ishin shoqe dhe më pas u kthyen në armike, duke debatuar me tone të agravuara.

Ky debat ka përfshirë dhe banorët e tjerë, në raportet e tyre në lidhje me Danjën dhe Eglin, teksa në Prime u përcoll kështu:

Danja: Prime-n e shkuar, unë i kërkova një fjali të caktuar që më është kërkuar në një moment të caktuar, jo në lidhje me raportin tim me Eglin. Nuk ke pse e merr për ulje fare, ajo është një fjali që nuk ka nevojë të të bëjë ty të ndihesh keq. Të them të drejtën, për mua ti je problemi më i vogël. Unë i kam jashtë ata njerëzit që janë aty për shoqërinë. Unë ty nuk të kam bërë dëm, përveç faktit që të kam qëndruar afër. ‘Hë moj Danja’ mos më bëj mua, sepse kemi qëndruar bashkë dhe unë nuk i kam përmendur disa gjëra që dija për lidhjen tënde me Gjestin. Të kërkova diçka për mua që të më ndihmoje mua. Mos e merr për ofendim dhe ulje. Nuk e bëre, s’ka problem.

Egli: Në fakt, çdo gjë nisi në Prime-n e kaluar, që Danja më kërkoi që unë të bindja kolltukun e kuq që Danja rri me mua.

Danja: Këta nuk i kam bindur unë, e jo më ti. Unë të kërkova thjesht ta thuash. Mos manipulo shumë.

Egli: Më lër mua të manipuloj.

Danja: Ti i ekzagjeron gjërat.

Egli: Mu kërkua që të thoja kundrejt kolltukut të kuq, se Danja rri me mua se kam kërkuar unë që të rrijë. Nuk e di përse më kërkoi që në atë moment atë gjë. Një moment po mendoja nëse e kam thënë vërtet atë gjë. Pastaj mendova se Danjës mund t’ia kem thënë një gjë të tillë. Unë nuk kam nevojë për shoqe, por fakti që ia kam thënë Danjës atë gjë, është se ka tiparet e një shoqeje timen. Fakti që u nxeha është sepse ishte Rozana që e solli si fjalë.

Tags: danjaEgli

të fundit

Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës në Vlorë

Zjarri në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës, vijon për të dytën ditë radhazi. Vatrat janë përhapur…

10 minutes ago

Një “Amerikan” në krye të Kuvendit të Kosovës – Kush është Dimal Basha? (Biografia)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha me 73 vota pro sot (26 gusht)  u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit të…

18 minutes ago

Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht

Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9…

24 minutes ago

Tragjedi në Angli: Çift ndërron jetë në mësimin e parë të fluturimit me helikopter

Instruktorja e hipizmit Juszyna Czoska, 52 vjeç dhe shoferi i kamionit Wojtek Kowalkowski, 49 vjeç, nga Bloxham, Oxford, humbën jetën…

28 minutes ago

Chiara Ferragni bëhet nostalgjike/ Kujton pushimet e fëmijërisë në Greqi (FOTOT)

Influencerja dhe biznesmenja e njohur italiane Chiara Ferragni ka publikuar disa foto nga pushimet e saj në Kos të Greqisë.…

31 minutes ago

Arrestohen në Itali dy vëllezër shqiptarë, pritet ekstradimi në atdhe, ja kuzat që rëndojnë ndaj tyre (EMRAT)

Policia e Shtetit, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet…

1 hour ago