Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të ‘Big Brother VIP’, Donald Veshaj vendosi që të hapte kutinë e Pandorës, e si pasojë pati edhe një vendim shumë të vështirë për të marrë. Ai duhej të zgjidhte 3 emra që t’i nxirrte në nominim, përfshirë edhe veten.
Si pasojë, aktori i humorit tha emrin e tij, Ilirin dhe Meridianin. Pikërisht kjo u diskutua pas përfundimit të spektaklit. Banorët dhanë mendimet e tyre se si do të ishte zgjedhja e tyre nëse do të ishin në vend të Donaldit.
None found
Biseda mes banorëve:
Iliri: Si do ta kisha bërë unë?
Dj Dagz: Po
Iliri: Tek për tek po. Të kisha futur një të tretë mes nesh jo
Einxhel: Unë do e kisha bërë. Do kisha futur veten e të tjerë
Iliri: Do kisha futur tre që për mendimin tim janë barazim
Arjola: Ça do bëje?
Iliri: Arjolën dhe Beniadën në nominim
Arjola: Ti?
Iliri: Po
Arjola: Vërtet? Zë be për kokë…
Iliri: Nuk zë be
Einxhel: Shoqen e ngushtë Monen nuk do e fusje, do e lije jashtë?
Iliri: Jo se dua ta shoh akoma këtu
Arjola: Do të më shohësh në nominim? Edhe thotë Iliri nuk jam lojtar
Iliri: Nuk besoj se ke frikë nga nominimi
Arjola: Jo nuk kam frikë. Kë do të nxjerrësh nga ne të treja?
Iliri: Atë e vendos publiku, nuk e vendos unë
Arjola: Je bërë i rrezikshëm. Paskemi armiq mes nesh
Einxhel: Zemra, Iliri ka qenë gjithmonë mes nesh, nuk është se erdhi sot
Iliri: Do ta kishe pasur problem këtë?
Arjola: Nga ty nuk e pres
Iliri: Pse?
Arjola: Jo tani, nga 18, nga 14 e sipër edhe e prisja. Ok, më nomino
Iliri: Edhe ti më nomino
Arjola: Jo zemër. Parimet e mia janë parime, nuk i shkel për askënd. Nuk të dominoj kurrë. Gëzuar Ilir, të paça
Iliri: Nominimi të jep forcë
Arjola: Unë jam e fortë
Iliri: Edhe në nominim je e fortë
Arjola: Unë kam thënë në një moment do të dominojmë, por jo në këtë fazë
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vlerësuar se Agjenda Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030 përbën një…
Ish-ambasadori dhe diplomati Nano Ruzhin thotë se Maqedonia e Veriut po ndjek linjën amerikane lidhur me çështjen e Palestinës."Mendimi im…
KEDS-i ka njoftuar se ekipet janë duke punuar në terren për sanimin e plotë të problemeve dhe normalizimin e furnizimit…
Pak minuta pasi postoi letrën drejtuar Drejtueses së PS për Qarkun e Fierit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar…
Lista Studentore paralajmëron se do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit. Prishtina, ndërkohë, thotë se…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në Kuvend është prezantuar projektplani i punës për…