showbiz

“Krimineli shqiptar që njihet si Mbreti i TikTok”, media britanike artikull për Aleks Vishajn: Sfidon autoritetet angleze

Shqiptarët që jetojnë në Londër duket se kanë një vend special në median britanike “The Sun” e cila i kushton herë pas here artikuj.

Këtë herë ka qenë tiktok-eri i famshëm Aleks Vishaj. “Mashtruesi shqiptar” e quan “The Sun” Vishajn i cili u deportua nga Britania e Madhe në vitin 2021 për t’u përballur me akuzat për vjedhje dhe dëmtime kriminale në Gjermani. Ai kreu tre muaj burg në Gjermani para se të kthehej në Shqipëri, ndërsa duhej të ishte ndaluar nga Britania pas një goditjeje kriminale.

Të lidhura

None found

“Bandat shqiptare kanë ardhur në Britaninë e Madhe gjatë dy dekadave të fundit duke marrë kontrollin e tregut të kokainës në vend. Modeli i tyre i biznesit bazohet në të qenit ‘të lirë dhe të shpejtë’”, shkruan “The Sun”.

Por, tashmë 33-vjeçari Aleks Vishaj është kthyer edhe më i guximshëm duke e quajtur veten “Mbreti i TikTok” në faqen ku ai mburret se jeton si një yll rock në Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë platformë ai ka zhvilluar së fundmi një lojë me një arab, për të cilën vëllai i tij Doriani vuri bast se nëse shqiptari humbiste do të digjte makinenën.

Ai humbi dhe Doriani dogji në një video LIVE në TikTok makinën e tij 54,000 paund. Por media brianike vë në dyshim burimin e të ardhurave të vëllait të Aleks Vishaj i cili djeg makinën e tij luksoze vetëm për të mbajtur një premtim TikToku. (VIDEO KETU)

Vishaj postoi një video javën e kaluar nga një apartament luksoz në Londër, duke bërë thirrje për mbështetje nga bashkëqytetarët shqiptarë në një lojë Tik Tok online.

Ai mendohet se ka përdorur një pasaportë të rreme për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar me avion pasi kishte hyrë legalisht në një vend të BE-së.

I riu shqiptar është një nga shumë kriminelë shqiptarë, shkruan “The Sun”, që sfidojnë autoritetet angleze./albeu.com/

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

6 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

6 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

6 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

6 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

6 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

6 hours ago