PA ka lënë në fuqi vendonim e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili vendosi se gjyqtari Bari Shyti duhet të shkarkohet nga detyra.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli para 3 vitesh vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Administrativ, Bari Shyti.
None found
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Shyti u krye aso kohe nga trupi gjykues i kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Suela Zhegun.
Gjyqtari Shyti u prit me protestë teksa po hynte në seancën dëgjimore të martën, më 23 mars 2021 kur disa qytetarë e akuzonin për korrupsion dhe kërkonin shkarkimin e tij.
Pas shpalljes së vendimit, ai i kërkoi trupit gjykues të merrte masa për garantimin e sigurisë së tij në ambientet e ish-Pallatit të Kongreseve ku zhvillohen seancat dëgjimore të Komisionit, duke kujtuar se herën e kaluar kishte patur një “incident”.
Kryesuesja Genta Tafa (Bungo) i shpjegoi se masat e sigurisë garantohen nga Garda e Republikës dhe se duhej ta parashtronte kërkesën pranë këtij autoriteti. Gjatë seancës dëgjimore u konstatua se Shyti rezultonte me bilanc negativ për pasurinë në vlerën totale 8.6 milionë lekë.
Gjithashtu, ndaj tij kishte raport negativ për figurën nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, si dhe u identifikuan disa gjetje për profesionalizmin.
Bari Shyti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar në Gjykatat e Bulqizës dhe atë të Dibrës.
Në vitin 2013, ai u dekretua si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Durrësit dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Gjykatën Apelit Administrativ.
Skënderbeu - EgnatiaSKËNDERBEU 1-0 EGNATIA (Lagonidis 2')“Abissnet Superiore”: Java 12Stadiumi: “Stadiumi Skënderbeu”Arbitër: Olsion Yzeiraj FORMACIONET ZYRTARE:SKËNDERBEU: Dobjani; Amadou, Lagonidis, Shaqe, Shkëmbi,…
Trajneri i ri i Manchester United, Mauricio Pochettino, thuhet se është i gatshëm të rrëmbejë përpjekjen e Tottenham Hotspur për…
Fansat e spektaklit “Big Brother VIP Albania”, me sa duket, nuk do të duhet të presin edhe shumë gjatë për…
Mbappe, Muçi dhe YamalShqipëria e mbylli Grupin 1 në Ligën C, Liga e Kombeve, në vendin e parë, e konvertuar…
Mbrojtësi i Barcelonës, Xavi Espart, ka nënshkruar rinovimin e shumëpritur të kontratës deri në vitin 2030.Ndërsa një marrëveshje u konfirmua…
Në Ditën Botërore të Fëmijëve, qindra fëmijë palestinezë të zhvendosur u mblodhën në Shkollën Turke në qytetin e Gazës, duke…