Pak ditë më parë një koment i avokatit Spartak Ngjela për moderatoren Bora Zemani bëri xhiron në rrjet.
“Bora, më lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…”, i shkroi avokati.
Mbrëmjen e djeshme Bora ishte e ftuar në “Top Arena”, ku tha se ka qenë një ndër komplimentet më të bukura që ka marrë ndonjëherë.
“Për komentin e avokatit unë në fakt nuk e dija vetë, e kam marrë vesh nga portalet. Kjo pasi ju e keni bërë atë koment në një adresë në Facebook që nuk është e imja. Megjithatë avokatin e kam bërë follow në Instagram. Është një ndër komplimentet më të bukura që mua më kanë bërë ndonjëherë. Shumë faleminderit”, i tha moderatorja Ngjelës, i cili ishte gjithashtu në studio.
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, blihet me 81.5 lekë dhe shitet me 82.7 lekë. Euro, blihet…
Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të mbipopullimit të banesave tek të rinjtë, duke reflektuar një sfidë…
Ditën e sotme në vendin tonë, do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët…
Dashi Zakonisht nuk keni probleme të tilla, por gjatë kësaj të marte do të keni një bllokim në komunikim, ndoshta…
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin "Log" në News 24 se Erion Veliaj e ka kërcënuar familjarisht përmes bandave…
Elon Musk, miliarderi i njohur dhe pronar i rrjetit social X, është sot personi më i ndjekur në këtë platformë,…