showbiz

Komentet e Egla Cenos, reagimi ironik i Ema Andreas: Falënderoj këdo që ka marrë kohën për mua

Pas debatit të bujshëm në emisionin “Goca dhe Gra”, aktorja e njohur Ema Andrea ka reaguar serish ne emisionin ‘Goca dhe Gra’, duke zgjedhur të mos e ushqejë më tej polemikën.

“Unë dua t’ju falënderoj këdo që ka marrë kohën për mua, më ka bërë të kuptoj se jam mirënjohëse për këdo që më ka dhuruar kohën në çfarëdo lloj forme dhe formati. Uroj që ta kem merituar kohën tuaj…”

Ky citim vjen vetëm pak dite pas situatës së diskutueshme në studion e emisionit, ku gjatë bisedës për seminarin motivues që Ermal Mamaqi do të zhvillojë këtë fundjavë, atmosfera u tensionua papritmas.

Gjatë puntatës, Mamaqi prezantoi trajnimin e tij dyditor, duke shpjeguar se pjesëmarrësit, përfshirë disa personazhe VIP do të marrin mjete dhe teknika për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe marrëdhënien me vetveten. Ai madje iu drejtua drejtpërdrejt aktores në studio, duke i thënë:

“Do më dëgjosh dy ditë dhe unë do të tregoj se çfarë mund të bësh më mirë me jetën tënde.”

Ema Andrea reagoi menjëherë, duke dhënë një përgjigje të prerë dhe të sinqertë:

“Tani e kuptova pse je në këtë situatë, ku je i bindur se çdo gjë që thua do t’u shërbejë të gjithëve. Çfarë bëj në jetë e kam zgjedhur vetë, dhe jam e suksesshme me këtë që kam zgjedhur. Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë.”

Deklarata e saj u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta dhe mbështetje nga publiku. Situatën e ndezi edhe më shumë një postim i aktores tjetër, Egla Ceno, i cili u interpretua nga ndjekësit si një aludim apo “kunjë” ndaj Ema Andreas.

të fundit

Horoskopi 20 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…

4 hours ago

64 vite Festival i Këngës/ Drejtoresha e RTSH, Eni Vasili: Skena e identitet tonë kulturor që ka bashkuar shqiptarët përmes tingujve, sistemeve dhe kufijve

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…

4 hours ago

Bologna “macja e zezë” për Interin, e eliminon dhe shkon në finalen e Superkupës, përballë Napolit!

Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…

4 hours ago

“Balluku mund të zgjedhë një tmerr pa fund ose një fund të tmerrshëm”, Artan Hoxha: Veliaj, zv.kryeministrja dhe AKSHI, 3 rrënjët kryesore të pushtetit të Ramës

Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…

5 hours ago

Një rikthim që askush nuk e priste/ Çfarë po ndodh mes Robertit dhe Norës?

Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…

5 hours ago

OKB përplaset ashpër me SHBA-në/ Uashingtoni përshkallëzon sanksionet ndaj gjyqtarëve të GJND-së për hetimet kundër Izraelit

Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…

5 hours ago