Modelja dhe njëkohësisht ish-banorja e ‘BBV’, Xhuli Nura, ka rrëfyer së fundmi një rast që i ka ndodhur në Vushtrri. Ajo tregon historinë me një person, i cili kishte blerë nga ajo, por që nuk ia kishte bërë pagesën. Xhuli tregon se rastin e denoncoi në polici duke bërë edhe një falënderim për ata për shkak të ndihmës që i dhanë.
Rrëfimi i plotë i Xhulit:
None found
“Hej njerëz të bukur, mirëmëngjesi, mirdita varet se ku jeni. Unë jam në aeroport të Stambollit duke ikur për Zvicër thash të bëjmë pak muhabet.
Po du me ju tregu për një rast në Vushtrri. Atëherë pata problem me dikë dhe unë thjesht krenohem me policinë e Kosovës. Pasi e publikova një video që kështu kështu më duhet një emër i një personit dhe me më tregu se ku jeton sepse kishte blerë diçka nga unë dhe pastaj nuk mi jepte lekët.
Problemi ishte që nuk e hapke telefonin, dhe unë e mora në telefon një grua që më tha se burrin e ka polic. E thirra policin, tha nuk jam aty por më dha numrin e shokëve të tij që punon në ndërrim të natës.
Do të thotë erdhën për pesë minuta në vendin ku isha duke i pritur këta policët, katër veta kenë në makinë jo që ma kryjtën problemin. Do të thotë erdhën shpejt, mirë e profesionalë shumë. Kemi bërë muhabet, i thashë a dëshironi kafe prej meje, normal që kemi bërë edhe foto sepse nënat e tyre ishin fanse të Xhulit.
Por, unë thjesht ju falënderoj policia e Vushtrrisë jeni njësha, lum nëna që ju ka bërë e lum shteti që ju ka. Faleminderit që ekzistoni e ju paçim gjithmonë dhe vazhdoni të jeni kaq të mirë, profesionalë edhe që jeni kaq policë që i duhet shtetit tonë.
Ju dua shumë, tani vetëm me raste të mira jo me të tilla”.
Mijëra studentë e qytetarë janë bërë bashkë në protestë te Ministria e Arsimit. Thirrjet “Rama në burg”, “Belinda në burg”,…
Projektligji për transformimin e angazhimeve kontraktuale në punësim të rregullt parashikon mundësinë që personat e angazhuar me kontrata pune me…
Një burrë 74-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se i është vjedhur një pistoletë e markës “Glock” nga automjeti…
Ish-futbollisti legjendar brazilian, Leite Kaka, ka rishikuar ngjarjet aktuale në futboll pas ceremonisë së fundit të ndarjes së çmimeve, duke…
Chelsea dhe Manchester United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Ligën Premier.Blutë…
Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjet e Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se fitorja…